web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aleatët: PDIU, parti e interesave të çastit/ Marrëveshja nuk u respektua, s’ka koalicion

1 Shtator 2016, 11:09, Aktualitet CNA

Një post ministror për PDIU-në nga ana e kryeministrit Rama ka bërë që aleatët e socialistëve të reagojnë ashpër duke kërcënuar se do të largohen nga koalicioni në 2017. Partitë e vogla ndjehen të fyer me këtë qëndrim të kryemnistrit.

Kështu kreu i Partisë Aleanca Demokristiane, Zef Bushati, në një prononcim për gazetën ?Sot?, u shpreh se kreu i qeverisë, Edi Rama, u ka dhënë poste vetëm disa partive, ndërsa me partitë e tjera nuk e ka zbatuar marrëveshjen. Ai thotë se postet ministrore ndahen në bazë të interesave politike dhe jo në bazë të kontributeve gjatë zgjedhjeve të fundit. ?Rama e ka zbatuar marrëveshjen me vetëm me çamët, me partinë e Petro Koçit, G99, me partinë e Gjet Ndojit, me Skënder Gjinushin, të cilit i ka dhënë një post zëvendësministri, dhe me Gjergj Kojën. Me PDIU, Rama marrëveshjen e ka zbatuar prej kohësh, pasi i ka dhënë poste drejtorësh. PDIU ishte në opozitë dhe erdhi në koalicion me PS, për pazare politike?, u shpreh Bushati. Ai tha se Ramës nuk do t?i luten më aleatët për poste, duke nënkuptuar se koalicioni me PS do të rishikohet.

Kreu i Partisë Komuniste të Shqipërisë 8 Nëntori, Preng Çuni, tha se koalicionet po ndërtohen për pazare dhe kontributi shkon për ato parti që nuk kanë synime të punojmë për vendin. Ai e ka cilësuar PDIU si parti të interesave të çastit. ?Partia e çamëve vetëm e tillë ajo nuk është, sepse ajo është partia e interesave të çastit me synim pushtetin por, meqenëse ajo tani i ka 4-5 deputetë “të marrë me qera”, i përdor me shumë efektivitet. Kryeministri deklaron se koalicioni funksionon, në fakt koalicioni nuk ka funksionuar asnjëherë. Ka funksionuar vetëm “Aktmarrëveshja e bllokut LSI” me synimin e vetëm mbajtjen e pushtetit. Aktmarrëveshja e nënshkruar nga 38 parti politike ka mbetur në letër dhe do të futet në “arkivin” e partisë udhëheqëse të këtij koalicioni si mashtrim demagogjik dhe hipokrizi e këtij kryeministri, i cili ka tallur dhe shpërfillur në mënyrën më banale aleatet e këtij koalicioni?, u shpreh Çuni. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga