web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gramoz Ruçi dhe Arben Ahmetaj të preferuarit e Ramës/Zbardhen darkat e kryeministrit në Durrës për ndryshimet në qeveri

23 Gusht 2016, 07:30, Aktualitet CNA

Kreu i qeverisë ka filluar të zhvillojë darka konsultuese me pjestarë të kabinetit të tij të cilët janë edhe ministrat më të rëndësishëm të qeverisë të cilët janë edhe anëtarë të kryesisë të PS-së.

Mësohet se të dielën dhe të hënën në mbremjë kreu i qeverisë Edi Rama ka zhvilluar darka konsultuese më disa ministra dhe drejtues të lartë socialistë. Por ky ritual i kryeministrit ka disa javë që vazhdon. Ai edhe gjatë pushimeve në Dhërmi ka kryer disa darka konsultuese.

Burime zyrtare i thanë cityneës.al se të dielën në darkë kanë qenë Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati, Damian Gjiknuri, Mimi Kodheli, Saimir Tahiri, Taulant Balla dhe kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi. Një darkë ku duket se janë gjysma e kryesisë të partisë socialiste.

Dje në darkën me Ramën kanë qenë të pranishëm zv/kryeministri Niko Peleshi, ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe kreu i grupt parlamentar Gramoz Ruçi.

Dje citynews raportoi se një tjetër darkë pune do zhvillonte kryeministri Rama në kohën kur tensionet me LSI-në vazhdojnë dhe priten ndryshme në kabinetin qeveritar. Por kjo është e disata në rradhë, kur pritet një shtator i tensionuar në parlamënt, Ilir Meta që ende vazhdon lojën e tij të forcës, levizjet e disa deputetëve socialistë, zgjedhjet në Dibër, dhe llogaritë për zgjedhjet e ardhshme janë temat që mendohert se Rama konsulton me ?miqtë? e tij. Në fakt të gjithë janë anëtarë të kryesisë të PS-së dhe mendohet se këto darka mund të jenë edhe ?mbledhje? jo zyrtare ku përgatiten vendimet për të ardhmen jashtë veshëve të Koço Kokëdhimës i cili së fundi është ftohur me kryeministrin, për më tepër duket i fshehur nën sqetullën e Ilir Metës./citynews





06:20 Aktualitet

Shpërthim në RTK

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur te transmetuesi i valëve...

Lajmet e fundit nga