web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet në Dibër, në fushatë edhe Arben Ndoka/Pas 24 Gushtit në Dibër zbarkon e gjithë administrata

22 Gusht 2016, 22:03, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama duket se kërkon të fitojë me çdo çmim zgjedhjet në Bashkinë e Dibrës, pasi ish-Kryebashkiaku Shukri Xhelili u shkarkua pas një video-skandali, ku zyrtari i zgjedhur nën siglat e së majtës u kap duke kërkuar favore seksuale nga një 20 vjeçare për një vend pune.

Së fundmi në fushatën e socialistëve në ndihmë të Muharrem Ramës që kandidon për kryebashkiak është angazhuar edhe Arben Ndoka, ish-deputeti socialist i Lezhës që dorëzoi mandatin pak përpara miratimit të ligjit për dekriminalizimin.

Mësohet se Ndoka ka nisur takimet në zonën e Maqellarës, ndërsa është shfaqur bashkë me kandidatin Rama dhe shtabin elektoral të tij. Agazhimi i Ndokës mësohet se ka ardhur pas jë urdhëri që Edi Rama ka dhënë për çdo deputet, ish-deputet, drejtues PS-je apo ministër për t?u agazhuar në fushatë në ndihmë të Muharrem Ramës, me synim rikofirmimin e fitores së Bashkisë së Dibrës.

Burime nga Qeveria bëjnë të ditur se çdo funksionar apo zyrtar partie apo administrate që ka lidhje apo njohje në Bashkinë e Dibrës do të angazhohet në fushatë në funksion të zgjedhjeve të 11 Shtatorit. Madje burimet theksojnë se pas mitingut zyrtar të çeljes së fushatës ku do të marrë pjesë edhe Kryeministri Rama, në Dibër do të zbarkojnë jo vetëm struktura të PS-së, por edhe zyrtarë të niveleve të dyta dhe të treta në administratën shtetërore.

Duket se mungesën e mbështetjes nga aleati kryesor në Qeveri, Ilir Meta dhe partia që ai drejton LSI, Rama po e  kompenson me angazhimin e çdo elementi që mund t?i sigurojë Kryeministrit një fitore në Bashkinë e Dibrës, pavarësisht standardeve. /citynews/





Lajmet e fundit nga