web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e turistit rus në Himarë/Apeli liron nga burgu biznesmenin e arrestuar

18 Gusht 2016, 18:09, Aktualitet CNA

Gjykata e Apelit në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitjeje ndaj biznesmenit nga Elbasani, Fatmir Kuçi.

Ai po hetohet nga prokuroria për vrasjen e turistit rus në Himarë, rreth dy javë më parë.

Gjykata e Shkallës së Parë e kishte lënë në arrest me burg, por kjo masë u ndryshua sot nga Apeli.

Sipas kësaj gjykate, nuk ka asnjë fakt se është pikërisht Kuçi, personi që dëmtoi në det, turistin rus që ndërroi jetë teksa pushonte në brigjet shqiptare.

Gjithashtu, gjykata ka argumentuar se Kuçi ka treguar gadishmëri në zbardhjen e të vertetës.





Lajmet e fundit nga