web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A do t’a rrëmbejë LSI-ja idenë e Kokëdhimës për legalizimin e kanabisit?

18 Gusht 2016, 17:56, Aktualitet CNA

Koço Kokëdhima, ish-deputet i Partisë Socialiste, mbi dy vjet më parë, hodhi idenë e legalizimit të kanabisit, duke e argumentuar këtë kërkesë me përdorimin e tij për efekte mjekësore.

Në atë kohë idea e Kokëdhimës u kundërshtua fort nga deputetë dhe ministra, megjithëse pozitat e Kokëdhimës për shkak të miqësie dhe mbështetjen që kishte nga Kryeministri Edi Rama, nuk u lëkundën, madje u interpretuan edhe si projekte të Kreut të Qeverisë.

Tashmë Kokëdhima është një nga kundërshtarët e Edi Ramës, por është ofruar me Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, aleat i PS në qeverisjen e vendit. Nëse Kokëdhima nuk ka hequr dorë nga idea e tij për legalizimin e kanabisit, nuk është për t?u habitur që këtë ide të tij, t?ia përcjellë LSI-së ose kjo e fundit t?ia përvetësojë.

Aktualisht Shqipëria në pothuajse të gjithë territorin e saj kultivon kanabisin, madje në sasi të cilat nuk ishin parashikuar më parë. Policia ka shkulur rreth 1.2 milionë rrënjë, por me gjasa sasia e mbjellë mund të jetë 10 herë më e lartë se ajo që deklaron Ministria e Brendshme se ka shkatërruar, megjithëse nuk ka shifra qoftë edhe të përafërta mbi atë që është kultivuar.

Pra me pak fjalë, kultivimi i kanabisit është bërë shumë popullor, ku vështirë se mund të gjesh ndonjë qark apo bashki që nuk është prekur nga ky fenomen.

Përballë këtij fenomeni që ka marrë përmasa të frikshme, denoncimet vijnë vetëm nga opozita, e cila akuzon segmente të caktuar të qeverisjes, të përfaqësuara nga Partia Socialiste. Në anën tjetër, PS përmes përfaqësuesve të saj në Qeveri, përfshi këtu ehe Ministrinë e Brendshme, akuzon opozitën për sulme politike ndaj policisë së shtetit. Ndërkohë LSI nuk ka shfaqur ndonjë qëndrim publik mbi këtë fenomen. As është deklaruar për paaftësinë e policisë në kontrollin e territorit, as kërkon zbatimin e një vendimi të miratuar në kohën e Qeverisë Berisha, ku ishte pjesë e saj, dhe detyronte të zgjedhurit vendorë të denoncojnë parcelat me kanabis, por as nuk ka mbështetur idenë e hedhur kohë më parë nga Kokëdhima për legalizimin e kanabisit.

Pra, ka mbajtur le të themi një qëndrim neutral, ndoshta duke bërë llogaritë se një kundërshti e hapur e fenomenit mund të përkthehet në një kosto elektorale, për shkak të shtrirjes së fenomenit të kultivimit të hashashit në çdo zonë. Popullaritetin e saj, të paktën sikundër tentohet të promovohet si forcë politike, duket se nuk ka ndërmend ta përdorë kundër një fenomeni popullor, që të paktën vitin e fundit, është kthyer kultivimi i kanabisit.

Dhe nëse vijon të mbetet në këtë qëndrim, duke pasur edhe ish-deputetin e PS-së që ka deklaruar hapur legalizimin e bimëve narkotike për efekte mjekësore, nuk është çudi që teza e tij, të përkthehet ndoshta në një tezë që në kushtet aktuale të rrit edhe më shumë popullaritetin. /citynews/





Lajmet e fundit nga