web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama së shpejti vizitë në Beograd/Vuçiç paralajmëron takime edhe me zyrtarë nga Kosova

16 Gusht 2016, 18:48, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama së shpejti do të zhvillojë një tjetër vizitë zyrtare në Serbi, pas asaj të vitit 2014. Kjo është bërë e ditur nga Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç, gjatë konferencës së përbashkët me zv/Presidentin e SHBA, Joe Biden, që po zhvillon vizitë në Beograd.

Vuçiç deklaroi se  shumë shpejtë do të presë në takim Kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë nga Kosova.

Vizita e politikanëve kosovarë në Serbi është zhvillim i rëndësishëm, duke pasur parasysh faktin se Serbia nuk e njeh Kosovës si shtet të pavarur.

Kreu i Qeverisë serbe nuk ka bërë të ditura detaje të tjera të vizitës së Ramës në Beograd që nuk ka një datë zyrtare se kur do të ndodhë, ndërkohë që as Qeveria Shqiptare nuk dhënë asnjë detaj për këtë vizitë.

Gjatë bashkëbisedimit me zv/Presidentin e SHBA, Kryeministri serb theksoi se duhet që të përmirësohen marrëdhëniet me shqiptarëve dhe serbëve.

?Duam që shtetin tonë ta zhvillojmë, por normalisht edhe t?i ruajmë interesat tona nacionale. Për ne si Qeveri por edhe për mua personalisht nuk ka qenë problem që të marrim përgjegjësinë për gabimet e bashkëkombasëve. Këtë duhet ta bëjnë edhe të tjerët, janë vrarë shumë serbë e shqiptarë. Duhet të merremi vesh e jo të shikohemi përmes nishaneve?, është shprehur Vuçiç.

 





Lajmet e fundit nga