Aset i grupeve kriminale/ Zbulohet baza me arsenal armësh
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Thirrja e përsëritur e ambasadorit turk në Tiranë, për spastrimin e njerëzve të vllazërisë Gulen edhe tek ne, nuk është një ogur i mirë për kryeministrin shqiptar. Sinjali është i qartë, madje edhe më i fortë tani pas grushtit të shtetit.
Ai është në vijim të deklaratave që bëri Rexhep Taip Erdogan gjatë vizitës së majit të shkuar në Tiranë, kur i kërkoi vëllezërve të tij Edi dhe Bujar të përzinin nga vendi këtë ?strukrurë paralele terroriste?.
Presidenti turk e bëri këtë deklaratë duke përdorur politikën e shkopit dhe karrotës. Ai inaguroi punimet për xhaminë e madhe të Tiranës të financuar nga qeveria turke, premtoi se sipas tij mardhëniet tregtare mes dy vendeve mund të dyfishoheshin, duke arritur në nivelin e 1 miliardë USD dhe kërkoi në këmbim këtë nder të vogël.
Në kohën kur e hodhi këtë hap, Erdogani ishte vërtet në armiqësi me predikuesin që jeton që prej vitit 1999 në Pensilvani (ShBA). Ai i kishte bërë ballë skandalit të përgjimeve dhe denoncimit të korrupsionit në qeverisjen e tij (dhjetor 2013), kishte duruar kritikat për inkursionin e flotës turke në Gaza nga e cila mbetën të vdekur 9 militantë isalmistë turq (2010), ishte përballur me largimin e deputetëve të AKP-së si ish futbollisti i njohur Hakan Shukur dhe kishte dëgjuar ironitë e Gulenit për mosafrimin e partisë islamo-konservatore me BE-në.
Të gjitha këtyre Erdogan i ishte përgjigjur me një spastrim masiv të ?shtetit paralel brenda shtetit? që pat ngritur vllazëria në Turqi, kishte pushuar nga puna kuadro policie, gjykastës, prokurorë mësues, kishte mbyllur gazeta, kishte arrestuar gazetarë dhe opozitarë.
Pra, kur zbarkoi majin e shkuar në Tiranë, Erdogan e kishte filluar luftën me njeriun që e ndihmoi ardhjen e tij në pushtet në vitin 2002, por nuk kishte nisur ende bertejën finale me të.
Tani, pas grushtit të dështuar të shtetit, për të cilin autokrati turk ka fajësuar drejtëpërdrejt Gulenin, punët janë më ndryshe.
Prandaj dhe thirrja e përsëritur e ambasadorit Turk në Tiranë Hidayet Bayraktar, për largimin nga Shqipëria të zgjatimeve të puçit, është një sinjal që duhet marrë seriozisht.
Ankaraja që po rëshket drejt një shteti diktatorial këtë herë e ka me gjithë mend. Ajo i ka dërguar mesazhe kërcënuese për dorëzimin e Fehtulla Gylenit ShBA-së dhe vendeve të BE dhe vështirë që ta pranojë që mos i bindet ?vëlla Edi?.
Po ti shtosh kësaj optike edhe historinë jo të largët të prishjes së Erdoganit me Berishën, kur ky i fundit, ndryshe nga sa i tha homologu i tij turk, dëgjoi këshillën e ameriaknëve për të votuar në OKB kundër njohjes së Palestinës, çështja bëhet edhe më e mprehtë.
Edi Rama ndodhet në një udhëkryq.
Nga njëra anë, ai e di se për fatin e vet të keq jeton ende në një vend demokratik, ku nuk merr dot vendime dhe nuk shpall dot luftë pa fakte dhe prova. Ai nuk ka asnjë të dhënë se segmente të grushtit të shtetit në Ankara dhe Stamboll gjenden edhe në Shqipëri. Ai nuk ka asnjë të dhënë për organizimin e puçit nga vllazëria Gylen dhe nga ?mendja e një psikopati të sëmurë që ka shumë fije edhe në Shqipëri?, siç tha sot kryediplomati turk.
Por, nga ana tjetër, ai e di se mosralizimi i një kërkese të bërë publikisht në Tiranë, të përsëritur nga ambasadori disa herë, do ta thyente përfundimisht me Erdoganin. Ky është paradoksi me autokratët: me ta mund të miqësohesh pa pasur nevojë për parime, ashtu sikurse mund të prishesh edhe thjesht për kapriço.
Edi Rama me sa duket është në prag të kësaj të dytës.
Ai u afrua me Erdoganin (që u bë shtetari i parë që e priti në një vizitë zyrtare kur qe ende në opozitë) duke përfituar nga armiqësia mes tij dhe Berishës. Nxitoi ta quajë ?vëlla? dhe ?mik të madh të shqipëtarëve?. Bëri me ministrat e tij mbledhje të përbashkëta të kabinetit qeveritar. Ndryshoi një traditë të vendosur të diplomacisë shqiptare, duke e ngritur Turqinë në nivelin e aleatit strategjik (lexo: http://www.lapsi.al/ide/2014/03/31/kupa-dor%C3%AB-posht%C3%AB-kok%C3%ABs…).
Natyrisht i përdori të gjitha këto si një prestigjator cirku, duke shpërndarë selfie nga brigjet e Bosforit, nga vizita në Dolma Bahçe, nga prania në dasmën Sumeyyes, vajzës së presidentit dhe së fundi, duke i shitur mend shqiptarëve se Erdogani i shërbente si shofer në urën e re Osman Gazi.
Por, me sa duket koha e selfiepolitikës po mabron. Erdogan po kërkon haraçin e fotove dhe videove të propagandës 3 vjeçare.
Dhe nëse vëllai i tij pasagjer nuk i përgjigjet, me shpalljen e luftës kundër vllazërisë Gylen në Shqipëri, nuk do të jetë çudi që edhe Rama të ketë fatin e Berishës: të humbasë vështrimin e sulltanit të ri neo ottoman.
Natyrisht një tekë e tillë, e denjë për një autokrat të vetëkënaqur, nuk ka asnjë domethënie për shqiptarët.
Me gjasë as ndonjë pasojë për ta.
Por, ajo është një provë më shumë se si selfiepolitika, amatorizmi diplomatik dhe vënia e propogandës para realitetit, në fund nuk shërbejnë për asgjë.
Nga dashuria 3 vjeçare e Ramës me Erdoganin, nuk do të mbetet tanimë, as përqafimi i vëllait të madh, as miku i veçantë i shqiptarëve, as partneri strategjik dhe as 1 miliard USD e shkëmbimeve tregtare.
Nga kjo histori ndoshta do të mbahet mend vetëm ajo vidioja mbi urë e një pasagjeri snob, për të cilin lëvizja është gjithçka ndërsa qëllimi asgjë.(lapsi.al)
Policia e Fierit dhe arreston autorin i cili kishte vrare ku...
...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me lajmet mbi pra...
Kur blejmë një veturë, ndër kriteret kryesore në përzgjedhje...
Policia e Tiranës ka sqaruar çështjen e shtetasit turk në a...
Më dhanë 5 mijë euro për të transportuar drogën nga Shqipëri...
“Arrest me burg” është masa e sigurisë së vendosur nga Gjyk...
Edi Rama ka braktisur me kohë detyrën kryesore që është ofri...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një komenti në rrjetet ...
Është koha për krijimin e një fronti të gjerë opozitar për t...
Shtohen masat e sigurisë në vilën qeveritare në Dhërmi.Ndërs...
Lëvizje auto-ambulancash në vilën qeveritare në Dhërmi, ku p...
Një tjetër aksident është regjistruar në orët e pasdites së ...
I bëj thirrje prokurorisë së shtetit të bëjë gjithçka për gj...
Kreu i Shtetit ka dekretuar ndryshimet në Kodin Penal, të ci...
Ilir Meta, aleati kryesor i Edi Ramës në qeverisjen e vendit...
Miratimi i reformës në drejtësi nuk mjafton që Shqipëria në ...
Një shtetas turk, të cilit i ishte ndaluar hyrja në Shqipëri...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën për mbajt...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...