web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ai u bezdis nga trupi i saj në pishinë, por kjo grua i dha përgjigjen më të zgjuar ndonjëherë

9 Gusht 2016, 14:59, Lifestyle CNA

Lexi Sinclair, është një nënë e re e cila si gjithë të tjerat ka mbetur me disa pasoja në masën trupore që pas lindjes së vogëlushit.

Ajo ka postuar këtë foto në facebook, dhe më poshtë shkruan:?Sot shkova me djalin tim 4-muajsh në pishinë. Ndërkohë që po i vija Christian një kapele, një grua (mbase në të 50-at) më afrohet dhe fillon të bisedojë me mua, sa kg shtova gjatë shtatëzanisë, si flinte djalit etj. Ajo mu afrua për të më thënë që njëri nga meshkujt në pishinë do të ndihej më komod nese unë nuk do të vishja bikini të zakonshme por trupore. Sipas tij bikini nuk ishin të përshtatshme për një nëne që ende nuk ka ardhur në formën e duhur. Thjesht buzëqesha, putha djalin tim në kokë dhe ju përgjigja: Jam krenare për trupin tim. Brenda një viti fitova 60 kg dhe humba rreth 45. Kam rritur nje njeri dhe i dhash jetë një mrekullie. Trupi im arriti të ushqejë një fëmijë. Strijat e mia mund të mos jetë seksi, por ato provojnë se unë kam bërë dicka të mrekullueshme, dhe kam një mashkull që mendon se jam edhe më seksi dhe e bukur se më parë. Të jem e sinqertë as që dua t`ja di se çfarë mendon ai mashkulli, kalofshi mirë.?





Lajmet e fundit nga