web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTOT/ Shqiptaret u kapen me 33 kg kokaine dhe 16.5 kg kanabis

6 Gusht 2016, 08:59, Aktualitet CNA

Shqiptari i cili përplasi makinën me një dyqan për servis kopjuterash gjatë ndjekjes nga policia është dënuar me 25 vjet burg. Ai është Tristen Asllani, 29 vjeç, i cili shkaktoi dhjetëra mijëra paund dëme nga aksidenti i ndodhur më 25 janar. Oficerët e policisë po mbanin në përgjim Asllanin në momentin që i dorëzoi një valixhe Arbër Beqajt, 24 vjeç. Më vonë u zbulua se në valixhe kishte 12 kg kokainë.

Policët më pas panë që Beqaj u largua me drogën me taksi bashkë me Ndricim Musaj, 24 vjeç. Oficerët ndërhynë duke i arrestuar dhe sekuestruar drogën, raporton Panorama.

Ndërkohë, Asllani mori një tjetër valixhe nga shtëpia dhe u largua. Kur ai kuptoi se po ndiqej nga policia rriti shpejtësinë e makinës në tentativë për t?u larguar. Por, tentativa ishte e dështuar pasi u përplas me një dyqan në anë të rrugës. Më pas Asllani u kap nga policia pak metra larg vendin të aksidentit në tentativë për t?u fshehur

Në makinë atij iu gjetën 21 kg kokainë të tjera. Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në Avenue Road, u gjetën gjithashtu dhe 16.5 kg kanabis si dhe një armë scorpion me silenciator. Në fund të gjyqit për shqiptarët, Asllani u dënua me 25 vite burg (11 vite për drogë dhe 14 për armëmbajtje).





07:13 Aktualitet

Merkel me kusht

Pas sondazhit, Angela Merkel qeveris me kusht dhe i jepet ka...

Lajmet e fundit nga