Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Deputeti socialist Eduart Ndocaj përmes një postimi në rrjetet sociale denoncon kërcënimet që ka marrë nga Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit.
Ndocaj është një nga deputetët më kritikë të Metës dhe LSI-së, aq sa edhe në zgjedhjet e fundit vendore, megjithëse pjesë e grupit parlamentar socialist, u angazhua pro kandidatit të mbështetur nga opozita për Bashkinë e Lezhës, ndërkohë që koalicioni i majtë ASHE rikandidonte Viktor Tushajn, i propozuar nga LSI.
Në postimin e tij, Ndocaj thotë se nuk do të heshtë derisa të nxjerrë Ilir Metën nga politika, ndërsa e cilëson si rrezik kombëtar praninë e familjes Meta në Parlament.
?Dëgjo z. Meta unë jam i bindur se ti ke forcë politike dhe ekonomike të më vrasësh, të më zhdukësh por jam i bindur se populli shqiptar edhe ty shumë shpejt do të tregojë vendin dhe sojit tënd anti shqiptar që u keni zënë frymën për 25 vjet rresht , jam i bindur se ky kërcenim në media që ti u bën kundërshtarëve të tu se do i eleminosh. Por SHBA dhe BE duhet të marrin masa ndaj një individi kaq të rrezikshëm dhe jo ta kalojnë në heshtje , unë jam mësuar me kërcënime zoti Meta, nuk është hera e parë që mi dërgon?, thekson Ndocaj, në komentin e botuar në rrjetet sociale.
Komenti i plotë i deputetit Eduart Ndocaj
Unë e sulmoj që prej 3 vitesh duke e nxjerrë nga Lezha e nuk do të hesht derisa ta largoj nga politika.
Familja Meta në parlament paraqet rrezik kombëtarë, tashmë më ka humbur durimi dhe nuk ka përse të funksionojë shumë logjika përballë kërcënimeve të Metës nëpërmjet disa mediave, Mapo dhe Tv Klan. Paralajmërimi është i qartë se nuk ka burrë që e shantazhon, po pse mendon Meta se po e shantazhoj kur vetë ai deklaron se është e keqja e këtij vendi dhe i cili ?është i gatshëm që don të bëjë burg për të gjitha fajet që ka bërë në 20 vjet?.
Pse mendon se po e shantazhoj kur të gjithë shqiptarët thonë: Ai vodhi floririn e Krrabës dhe futi në burg një fshatar me gomar, pse mendon se po e shantazhoj kur të gjithë shqiptarët thonë se ai me Fullanin e kanë vjedhë bankën, pse mendon se po e shantazhoj kur shqiptarët thonë se donte të vriste Tom Doshin, po ky Meta me sekserin Adriatik Llalla futën në burg viktimën, pse mendon se po e shantazhoj kur të gjithë shqiptarët thonë se Meta vodhi ÇEZIN me DIAN , pse mendon se po e shantazhoj kur të gjithë arrestimet në 5 vitet e fundit në nivele të larta janë të gjithë përfaqësuesit e partisë së tij (LSI), pse mendon se po e shantazhoj ku ishte ai që bëri ditëlindjen 1 milion euro, ku qytetarët janë pa bukë dhe pa shpresë falë politikave tuaja, pse mendon se e shantazhoj unë kur të gjitha gazetat dhe mediat thonë se ke pasuri sheikësh në Londër, pse mendon se po e shantazhoj unë ku je një sheik mes varfërisë me një vilë me 12 banjo dhe që kushton mbi 5 milion euro dhe një vile në bllok, pse mendon se po e shantazhoj unë kur në VOA të akuzon drejtpërdrejt gazetarja për shpirtëzi.
Dëgjo z. Meta unë jam i bindur se ti ke forcë politike dhe ekonomike të më vrasësh, të më zhdukësh por jam i bindur se populli shqiptar edhe ty shumë shpejt do të tregojë vendin dhe sojit tënd anti shqiptar që u keni zënë frymën për 25 vjet rresht , jam i bindur se ky kërcenim në media që ti u bën kundërshtarëve të tu se do i eleminosh. Por SHBA dhe BE duhet të marrin masa ndaj një individi kaq të rrezikshëm dhe jo ta kalojnë në heshtje , unë jam mësuar me kërcënime zoti Meta, nuk është hera e parë që mi dërgon.
Edhe para 2 vitesh më kanë kërcenuar në emër të Metës dhe këtë ja kam thënë edhe z. Gramoz dhe z. Balla , por të garantoj se do më kesh ballë për ballë po e kërkoj nevoja për duel publik përballë qytetarëve, se nuk më tremb asnjë njeri i keq dhe i pa besë, ti je mësuar të godasësh pas shpine siç e thoshte në denoncimin e tij edhe deputeti Doshi që deshe ta hedhësh në erë veçse falë zgjuarsisë së tij dhe Zotit ishte fitues ndaj teje.
/citynews/
Çdo individ që ka një pasuri të paluajtshme të blerë vite më...
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan ...
Policia e Librazhdit ka arrrestuar rrojen e nje parku dhe kr...
Ai nënçmon, polarizon, ka shumë që u vjen turp prej tij: kan...
Në shërbim të biznesit dhe qytetarëve, por në fakt OSHEE duk...
Policia e Durresit njofton se dje, rreth mesditës ka humbur ...
Pas sondazhit, Angela Merkel qeveris me kusht dhe i jepet ka...
Udhëheqësit e partisë republikane janë gjithnjë e më të shqe...
Alban DACIFigura e Skënderbeut zë një vend të veçantë në his...
Ekonomia shqiptare vazhdon të përjetojë një nga vitet më të ...
Autokracitë nuk kanë vend në Bashkimin Europian. Këtë nuk e ...
Nga YLLI DYLGJERI/ Skandal me prostitute ne Brazil !?Kjo esh...
...
Karloq, Boll na u shite si një njeri me parime të lartë mora...
Të dhënat e siguruara nga Boldnews.al tregojnë se disa media...
Problematika e marrëdhënieve mes dy aleatëve qeverisës, PS-L...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...