web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmi ndaj Kuvendit/ Qeveria e Kosovës: Veprim antidemokratik

5 Gusht 2016, 10:30, Kosova & Bota CNA

 

Sulmin  që ju bë godinës së Kuvendit të Kosovës e ka dënuar me tone të ashpra dhe qeveria . Përmes një reagimi dërguar mediave në vend qeveria e konsideron  atë një sulm qyqar drejtuar kundër të gjitha institucioneve dhe shtetit të Kosovës.

?Pa dashur të paragjykoj nëse është në linjën e akteve të dhunshme të paralajmëruara, Qeveria e Kosovës konsideron se akte të tilla nuk do të arrijnë të ndalin përkushtimin dhe punën e institucioneve të Kosovës për realizimin dhe mbrojtjen e interesave të vendit.

Sulmet mbi institucione publike, mbi drejtuesit e tyre dhe policinë, si dhe mbi objektet private, sipas Qeverisë së Republikës së Kosovës, janë veprime të ulëta dhe antidemokratike, ?të cilat në asnjë rrethanë nuk mund të frikësojnë bartësit e institucioneve të Kosovës për kryerjen e obligimeve të tyre për realizimin e vullnetit të qytetarëve për lëvizje të lirë në BE, për zhvillim ekonomik dhe fuqizim të gjithanshëm të shtetit?. thuhet në këtë reagim të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës fton organet e rendit që të ndërmarrin të gjitha masat për zbardhjen e kryesve të këtij akti të rëndë kriminal dhe të vënë para drejtësisë kryesit dhe orkestruesit e tij./Citynews





Lajmet e fundit nga