web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD vijon denoncimet për parcelat me kanabis/Trafikanti i njohur nga Durrësi vrau 28 vjeçarin në Këlcyrë

3 Gusht 2016, 11:43, Aktualitet CNA

Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri se qëndrojnë pas parcelave me kanabis që janë shtrirë në të gjithë vendin.

“Prej dy ditësh, kemi denoncuar me video, me foto se si vendlindja e ministrit të Brendshëm është kthyer në hambarin e kanabisit. Dhe pavarësisht se këtij denoncimit, policia e Saimir Tahirit nuk ka marrë asnjë masë. Arsyeja dihet; ky është biznesi qeveritar i Edi Ramës dhe Saimir Tahirit. Ai bëhet nën mbikëqyrjen e shefave të policisë që janë sekserët e 30% për çdo rrënjë kanabis”, thuhet në reagimin e PD.

Ndërkohë sipas demokratëve edhe vrasja e ndodhur rreth 1 javë më parë në Këlcyrë ka lidhje pikërisht me parcelat e drogës.

“Si rasti i një jave më parë që policia u mundua ta fshehë, ku 28 vjeçari Elidjan Pashaj nga Mallakasra, i detyruar nga varfëria, nga mjerimi, nga papunësia e krijuar nga kjo qeveri ishte i detyruar të punonte në një parcelë droge në Këlcyrë. Aty ra viktimë e një trafikanti të njohur, i cili shkonte nga Durrësi në Këlcyrë dhe mbillte rrënjët e kanabisit, nën bekimin e shefave të policisë. Në Këlcyrë të Përmetit, në një rreth të qetë ku prej vitesh nuk kanë ndodhur vrasje”, thuhet në deklaratën e PD.

Deklarata e PD

Partia Demokratike ka denoncuar prej muajsh me prova dhe fakte kthimin e Shqipërisë nga Edi Rama në Kolumbinë e Europës.

Prej 4 ditësh kemi denoncuar me video, foto, prova të dorës së pare, luginën e drogës në Vlorë.

Prej dy ditësh  kemi denoncuar me video, foto e prova   hambarin e drogës në vendlindjen e Tahirit të Ramës, prej nga vijnë dhe pjesa më e madhe e krerëve të Policisë.

Edhe pse i treguam ne vend parcelat e me kanabis, asnjë mase, asnjë operacion. Arsyeja dihet, ky është biznesi qeveritar i Edi Ramës dhe Sajmir Tahirit. Ai bëhet nën mbikqyrjen e shefave të policisë, që janë sekserët e 30 përqindëshit për cdo parcelë.

Këto prova e dëshmi të siguruara e të publikuara nga Partia Demokratike, konfirmojnë atë që di cdo shqiptar: Pa lejen e Edi Ramës, askush nuk mund te bëjë një biznes të tillë kriminal. Ky biznes kërkon garanci e mbrojtje që në fazën e parë, kërkon garanci të vazhdueshme, kërkon që ligji të mos funksionojë, që policia të mos funksionojë.

Prej 3 vitesh këtë pushtet në Shqipëri, që ndalon ligjin të funksionojë, që ndalon policinë të funksionojë e ka pasur dhe e ka ushtruar Edi Rama.

Ndaj Edi Rama është përgjegjës për çdo rrënjë kanabis që mbillet e trafikohet në territorin e vendit, sepse ai e lejon, ai e bekon, skemën e 30 përqindëshit, taksa e famshme për miliona eurot e përmuajshme të këtij krimi që po shkatërron vendin, për të pasuruar trafikantët e qeveritarët.

Edi Rama është përgjegjës për krimet që po ndodhin çdo ditë për shkak të këtij biznesi kriminal. Si rasti i një jave më parë, që policia u mundua ta fshehë, ku 28 vjecari Elidian Pashai ra viktime e një tafikanti të njohur droge që kontrollonte arat me kanabis në këtë zonë.

Edi Rama është përgjegjës për viktimat e përditshme në aksidentet rrugore, pasi policia e tij është duke ruajtur drogën nëpër parcela.

Edi Rama është përgjegjës për shfrytëzimin e fshatarëvë të varfër me 10 – 20 mije lekë të vjetra, të cilët detyrohen të shërbejnë në parcelat me drogë për shkak te mjerimit te tyre, duke mundësuar kështu miliona euro për trafikantet e qeveritarët.

Edi Rama është përgjegjës për rrënimin e bujqësisë shqiptare nën presionin e narkokultivuesve. Edi Rama është përgjegjës për rrënimin e ekonomisë shqiptare dhe biznesit të ndershëm që tani duhet të konkurrojnë me ekonominë e drogës.

Edi Rama e di se narkotrafikantët tashmë po bashkëpunojnë edhe me celulat e terroristëve që duan të financojnë aktivitetin e tyre me paratë e drogës. Por me veprimet dhe mosveprimet e tij, inkurajon në fakt këtë gjendje të paprecedentë kriminaliteti dhe kërcënimi të stabilitetit dhe sigurisë kombëtare.

Shqiptarët kanë detyrimin ta largojnë një ore e me parë këtë përgjegjës të pasigurisë dhe rrënimit të ekonomisë së tyre. Ajo ditë po vjen. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën. /citynews/





Lajmet e fundit nga