Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Andi Bushati
Ka gati një ekzaltim midis shumë prej hierarkëve të PS-së dhe mediave pranë së majtës për prishjen e Edi Ramës me Koço Kokëdhimën.
Disa kanë shpresë se më në fund partia do të çlirohet nga pashai i Jugut. Disa të tjerë se nuk do të kenë më mbi kurriz atë hotelin pa leje në Qeparo, që u dukej sikur u prishte të gjithë fasadën e aksioneve për rivendosjen e shtetit. Disa ndihen më të lehtësuar kur e shohin Kokëdhimën në krahët e Metës, duke pretenduar se tashmë ?të gjitha plehërat? e koalicionit janë më në fund jashtë radhëve të Rilindjes.
Po t?u shtosh këtyre ndjenjave të përziera edhe çlirimin nga xhelozia për njeriun që shitej si guruja i shefit të tyre, edhe frymëmarrjen se Rama shpëtoi nga një tjetër njollë, edhe zemërdridhjen se tashmë është hapur një vend në paradhomën e kryeministrit, përmasa e ngazëllimit bëhet më e prekshme.
Por, përpos faktit se titujt e gazatave për dy dashnorët politikë që nuk do të plaken sëbashku në Vuno vazhdojnë të shesin, asgjë e re nuk ka ndodhur.
Prishja Rama- Kokëdhima nuk është një ngjarje politike. Ajo nuk mund të trajtohet as si shpëtimi i kryeministrit nga kthetrat e së keqes dhe as si ndarje me të shkuarën e tij të errët.
Vërtet që Koço Kokëdhima ka qenë një nga njollat e shumta në biografinë politike të Ramës. Që kur ish ministri i Kulturës i fali në mënyrë krejt abuzive gazetën ?Sporti Popullor?; që kur ish kryebashkiaku i Tiranës i dha me dhjetra leje ndërtimi dhe eksluzivitetin e billbordeve të reklamave në kryeqytet; që kur kryeministri aktual, vendosi të arrestojë mbledhësit e antikuarëve dhe ikonave të vjetra, i dhuroi menaxhimin e Albpetrolit, i toleroi ndërtimet në buzë të detit dhe e bëri një lloj shpërndarësi okult të vendeve të punës në shtet, Kokëdhima është vizatuar si pjesa e errët në një çift me projekte dhe biznese të përbashkëta.
Aq e fortë dhe e kudoprekshme ka qenë kjo lidhje sa që tek shumëkush qe krijuar ideja se një divorc me këtë dashuri të hershme, do ta bënte Ramën më të mirë.
Në fakt nuk është aspak kështu.
Po të shohësh se si po sillet kryerilindasi ndaj përpjekjeve të dyshes Kokëdhima- Meta për të bashkuar votat me opozitën dhe për ta rrëzuar atë, e kupton më lehtë se e keqja nuk mund të mbajë siglën ?2K?. Fatkeqësisht i keqi është vetëm 1 dhe i përhershëm.
Të gjitha infot thonë se Rama në tentativën për t?u zvarritur në pushtet po shkon poshtë dhe më poshtë.
Këtë e tregon përpjekja e tij sfilitëse për të siguruar 71 votat përballë aleancës së re Meta- Basha- Kokëdhima.
Ai sapo ?ka blerë? nga PD të vetmin deputet që për një kohë të gjatë socialistët e vendosnin në krye të të gjitha listave të procesit të dekriminalizimit. Ai ka ripërtërirë plotësisht mardhënien me Tom Doshin. Ai ka filluar pazaret e tregut çam duke shitur drejtorë doganash në këmbim të votave në parlament.
Pra shkurt, në vend që ta pastronte, ashtu siç shpresonte shumëkush, thyerja me bashkëudhëtarin e tij të vjetër, vetëm sa ka shërbyer për të nxjerrë në pah anën më të errët të Edi Ramës. Ajo ka treguar se ai heq dorë nga një e keqe, vetëm nëse lidhet me një të keqe më të madhe. Se ai është i gatshëm të prishë një aleancë të pavirtytshme vetëm në emër të përfitimit të një lidhje edhe më të pamoralshme. Se ai mund ta shesë një të fortë me kostum, vetëm kur ka siguruar mbështetjen e një banditi të armatosur.
Aleancat e tij me Ilir Metën, me Koço Kokëdhimën, me Tom Doshin, me Mark Frrokun, me Arben Ndokën, me Armando Prengën me Elvis Roshin, nuk janë rastësi. Ato janë e vetmja rrugë që ai di të ndjekë në politikë.
Ndaj dhe ata që entusiazmohen nga çdo dovorc i ri i Ramës e kanë të kotë. Në shtratin e tij do futet një përdhunues edhe më i keq.
Deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami, shprehet se...
Kryebashkiaku Vangjush Dako ishte një nga vizitorët e shumtë...
Një nga pazaret që mund të zhvillohet mes Kryeministrit Edi ...
Deputeti socialist i Lezhës, Eduard Ndocaj, vijon të thumboj...
Partia Socialiste i ka bërë thirrje Presidentit Bujar Nishan...
Analisti Dritan Hila, ish-zv.ministër i Mbrojtjes, ka rrëfye...
Pavarësisht pezullimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese, Drejt...
Refugjatët ndikojnë në shtimin e madh të numrit të të huajve...
*Elvi FUNDOPrej disa kohësh Partia Demokratike po jep publik...
Të paktën 80 skelete janë gjetur në një varr masiv në një va...
Gjykata e Tiranës shqyrton sot masën e sigurisë ndaj dy të ...
Katër mina kundratanke pa ndezëz, 8 granata dore mbrojtëse p...
Tatimet kanë përfshirë në procedura pagesën më këste të borx...
Janë sekuestruar rreth 355 bimë narkotike të llojit kanabis ...
Policia ka bërë të mundur arrestimin e një 36-vjeçari nga Po...
Një 30 vjeçar nga qyteti i Durrësit është kapur në flagrancë...
Kompania turke e prodhimit të hekurit, Kurum ka zbardhur ars...
Tatimet kanë përfshirë në procedura pagesën më këste të borx...
Korea e veriut ka nisur të testojë njé tjetër raketë balisti...
Një studim i Bankës së Shqipërisë në nivel ekspertësh jep in...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...