Misteri/Zbulohen 80 skelete njerëzish në një varrezë të lashtë greke
Të paktën 80 skelete janë gjetur në një varr masiv në një va...
*Elvi FUNDO
Prej disa kohësh Partia Demokratike po jep publikisht një shembull katastrofik për të si forcë politike. Për çdo aksion dhe veprim parlamentar në lidhje me mazhorancën gjithçka e kanalizon nga LSI, thua se PD është forca e tretë në vend dhe jo forca që pritet të qeverisë nesër vendin. Tregohet e vogël dhe e pamundur, shpall fitore kur humbet dhe shfaqet disfatiste kur është drejt fitores.
Në disa raste PD është treguar e afërt gati e dashuruar, me sytë çdo sekondë nga aleati i kryesor qeverisë Rama, që në politike është gati si prostitute në semafor, pret ta rrëmbejë klienti që i del përpara duke bërë pazar sa më të mirë. Përqindjet levizin dhe përkthehen në të ardhura për çetën e socialictëve të inatosur. Kështu quheshin dikur nga ish-lideri socialist Fatos Nano. PD thjesht i rrit pazarin.
PD fatkeqsisht ka mbraktisur rrugën e saj dhe shkon me shpresën se LSI-ja do rikthehet dhe mund të vijë në qeverisje. Duket pa alternativë,bpa aksion publik, por vetëm pret nga drekat e darkat e Ilirit, që po fiton jo pak nga kjo lloj opozite e mpakur.
Akuzat ndaj Metës janë ndalur dhe aty ku dalin njerzit e LSI-së në skandale, ata akuzohen si njerëz të Ramës. PD po behet me qëllim mburoja e Ilir Metës dhe LSI-së duke treguar qetësi dhe dashuri me kreun e kuvendit. Shpërblimin e pret sot apo nesër, duke humbur shumë rrugës në politikë dhe ka harruar se pikërisht ky profesion nuk vjen me shpërblime, por me veprime të pamundura.
Këto levizje të PD-së dhe dalja e Metës si njeriu që zgjidh debatet dhe problemet e opozitës në mardhënie me socialistët i ka dhënë jo pak kosto publike PD-së. Lulzim Basha tashmë në opinionin qytetar është kryetari i PD-së, por politikën dhe aksionet i bën Berisha. Ndoshta shpesh pa e njoftuar Lulin i cili po mer vetëm pasojat.
Nga këto dualizma, veprime pro Metës, mungesa e veprimit për të zgjidhur vetë probelemet me mazhorancën, lënia pas dore e strukturave dhe partia e shpartalluar në bazë, fatkeqësisht po bëjnë që tashmë PD të shihet si një forcë politike e vogel, pa shprese, e pamundur për të negociuar dhe zgjidhur problemet e vetme. Meta po i rrëmben çtë mundë, struktura, aksion politik dhe po bën pelivanin politik duke e lënë forcën më të madhe të opozitës shpesh me gisht në gojë. Aq qesharake bëhet situata sa në PD ka wiski dhe birra pafund kur Meta flet për qeveri teknike, qerasjet nuk ndalen, ndahen edhe poste ministrash dhe drejtorësh, të gjitha këto zgjasin pak ore, maksimumi një ditë, të nesërmen pihet kafja e hidhërimit, pasi Ilir Meta sërish e dredh dhe servilat qesharakë mbyten në mërzi.
Zgjidhja politike në çdo rast për Bashen dhe shumicen ne PD, duket të jetë kuptuar Ilir Meta, por ky duket të jetë shkatërrimi i saj në rast se nuk ndalet. Jo për palacot që ndajnë pushtet në oborr, por për shqiptarët që kanë ende shpresë tek opozita sado të pakët të jenë. PD-ja kursesi nuk mund ta lejojë më tej këtë shpartallim politik, duke u keqpërdorur nga një parti e vogël tranzitore e ndërtuar mbi themelë të mirfillta batakçinjsh e gjobaxhinjsh që kërkojnë ngastra pushteti për të rrjepur cfarë t?ju dalë përpara.
Tolerimi dhe sjellja në opinion se LSI është shpresa për opozitën, po i bën dëm të pakorrigjueshëm PD-së. Strukturat e saj dhe shumë individë pranë stafit të Bashës kanë mprehur dhëmbët të kafshojnë më keq se LSI-ja nesër në pushtet, prandaj dhe e kërkojnë shpejt dhe me çdo kusht.
PD duhet të braktisë këta individë dhe këtë rrugë, duhet të hyjë në brazdën e një opozite të vërtetë, me alternativa konkrete dhe denoncime, me staf profesionist dhe të besueshëm në opinion, me struktura të kompletuara dhe serioze, për sa kohë do vonojë këto dhe do shpresoje tek Meta dhe LSi-ja nuk bën gjë tjetër veçse zgjat agoninë e saj në opozitë./*Shkruar per citynews.al
Të paktën 80 skelete janë gjetur në një varr masiv në një va...
Gjykata e Tiranës shqyrton sot masën e sigurisë ndaj dy të ...
Katër mina kundratanke pa ndezëz, 8 granata dore mbrojtëse p...
Tatimet kanë përfshirë në procedura pagesën më këste të borx...
Janë sekuestruar rreth 355 bimë narkotike të llojit kanabis ...
Policia ka bërë të mundur arrestimin e një 36-vjeçari nga Po...
Një 30 vjeçar nga qyteti i Durrësit është kapur në flagrancë...
Kompania turke e prodhimit të hekurit, Kurum ka zbardhur ars...
Tatimet kanë përfshirë në procedura pagesën më këste të borx...
Korea e veriut ka nisur të testojë njé tjetër raketë balisti...
Një studim i Bankës së Shqipërisë në nivel ekspertësh jep in...
Krytari i Kuvendit Ilir Meta gjatë 2-3 javëve të fundit duke...
Shërbimi Sekret Amerikan kanë bërë me qindra lëvizje gjatë r...
Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Vlorës për “Pr...
Në rast të një dështimi ose mosrespektimi të marrëvshjes the...
Një ditë pas aksidentit ku humbën jetën 4 të rinj në Velipoj...
Një 57-vjeçar nga Fieri është arrestuar në flagrancë nga pol...
Marina kineze zhvilloi një stërvitje të jashtëzakonshme në s...
Nje automjet tip opel me targa AA 468 GH ka dale nga rruga d...
Policia ka asgjesuar 5230 rrënjë kanabis sativa në zonën e M...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...