Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili i është përgjigjur deklaratave të deputetit socialist, Pandeli Majko, duke theksuar se nuk ka asnjë keqkuptim për reformën në drejtësi lidhur me qëndrimin e LSI-së.
Vasili tha se qëndrimi i z. Meta dhe i LSI-së ka qenë i palëvizshëm për të pasur një reformë në drejtësi sipas standardeve të Venecias dhe me konsensus.
Reagimi vjen një deklaratave të deputetit Majko për Zërin e Amerikës, se koalicioni midis PS-së dhe LSI-së duhet të ridiskutohet.
Deklarata e plotë e z. Petrit Vasili:
Jo se e kam zakon të reagoj pas çdo prononcimi të çdo deputeti, por në respekt të miqësisë dhe raportit personal me z. Majko dua të ndaj me të dhe me publikun disa të vërteta të domosdoshme.
Nuk ka asnjë keqkuptim për reformën në drejtësi lidhur me qëndrimin e LSI-së dhe z. Meta. Jam i bindur që z. Majko nuk është i informuar, që në tavolinat e nivelit të lartë të koalicionit që nga dita e parë kur kjo reformë filloi të hartohej edhe deri në miratimin e saj në mesnatën e 21-22 korrikut, qëndrimi i z. Meta dhe i LSI-së ka qenë i palëvizshëm për të pasur një reformë në drejtësi sipas standardeve të Venecias dhe me konsensus.
Ky qëndrim i z. Meta nuk ka lëvizur asnjë presje edhe në çdo takim me përfaqësuesit më të lartë ndërkombëtarë, pasi ka ekzistuar një bindje e patundur që çdo votim i njëanshëm do të shfrenonte konfliktin politik, do të vriste dialogun politik dhe do të aksidentonte seriozisht procesin e integrimit. LSI si forcë bashkëpunuese dhe jo përjashtuese ka qenë dhe do të jetë e vendosur për t?iu kundërvënë politikës së konfliktualitetit që minon procesin e integrimit evropian si dhe që imponon nxjerrjen e opozitës jashtë institucioneve.
LSI ka qenë një forcë shumë korrekte në raportet e saj me koalicionin dhe ky qëndrim ka qenë i qartë edhe në tavolinat e nivelit më të lartë të koalicionit, por edhe në të gjitha nivelet e tjera të komunikimit ku unë kam qenë i pranishëm edhe personalisht.
LSI dhe Ilir Meta nuk kanë vënë asnjëherë kushte apo kushtëzime pushteti ndaj Edi Ramës dhe PS-së.
Por ka pasur vetëm një kusht, që është vendosur nga LSI për PS-në para zgjedhjeve të vitit 2013 dhe ai ishte që Partia Socialiste, në opozitë në atë kohë, të votonte tre ligjet që ishin detyrim i integrimit evropian, pasi ekzistonte shqetësimi i madh se në rast se koalicioni PS-LSI nuk do të arrinte 84 vota, Berisha do të bënte të njëjtën gjë duke penguar procesin e integrimit evropian të vendit.
Gjithashtu, është vendi të kujtoj se edhe koalicioni me PD-në në vitin 2009, i cili u krijua, pas përjashtimit nga PS të çdo mundësie të bashkëpunimit politike me LSI-në, u krijua vetëm me një qëllim për të siguruar stabilitetin e vendit dhe për të bërë liberalizimin e vizave për të gjithë shqiptarët, falë të cilit shqiptarët gëzojnë mundësinë për të lëvizur si qytetarë të barabartë në Evropë, duke bërë realiteti kështu një ëndërr të parealizueshme për dekada të tëra.
LSI mbajti një qëndrim të prerë ndaj Berishës kur u kërkua të miratohej një ligj që kishte të bënte me NATO-n, por që nuk e kishte miratimin e saj. Dhe LSI kushtëzoi qëndrimin në koalicion me PD-në, duke frenuar miratimin e këtij ligji me qëllimin moscenimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Unë besoj akoma që z. Majko bën pjesë në atë plejadë socialistësh që nuk e kanë harruar kredon: të sakrifikojmë pushtet për të bërë shtet. Pikërisht për këtë arsye konsensusi i realizuar mesnatën e 21-22 korrikut ishte prova e bindjes tonë se duhet bërë një shtet i fortë dhe që e besojnë të gjithë shqiptarët. Për reformën në drejtësi 91% të shqiptarëve shpreheshin se e donin atë. Miratimi me 140 vota shpreh dëshirën e 100% të shqiptarëve për të qenë më të bashkuar dhe për të pasur një shtet më të fortë dhe një drejtësi të pavarur e të besueshme nga të gjithë.
Në funksion të realizimit të këtij konsensusi që 100% e shqiptarëve duan ka qenë edhe komunikimi me PD-në si forca kryesore e opozitës, por besoj se Pandi më shumë se kushdo tjetër socialist në kuptimin më të mirë të fjalës ka qenë një ?fanar ndriçues? në këtë drejtim, pasi ai vetë e ka cilësuar të domosdoshëm këtë edhe kur komunikonte me Berishën e parë, ashtu edhe me Bashën e fundit për Asamblenë e NATO-s që u mbajt në Tiranë, pasi besoj që edhe Pandi edhe unë ndajmë të njëjtin mendim që çështjet e mëdha të shtetit, që u takojnë të gjithë shqiptarëve i detyrojnë të gjithë shqiptarët që i përfaqësojnë politikisht të komunikojnë mes tyre.
Unë e vërej të qartë mosinformimin që Pandi ka për çështjet e koalicionit megjithëse sinqerisht koalicioni ynë më duket i vogël në raport me këtë arritje shtetformuese, që u realizua mesnatën e 21-22 korrikut dhe që shtron rrugën e vendit për 30 vitet që vijnë. Megjithatë, deklarimi i z. Meta dhe gatishmëria e plotë për të komunikuar në çdo nivel qoftë edhe të grupeve parlamentare për çështje të koalicionit besoj që e shteron edhe këtë merak të mikut tim, Majko ku theksoj edhe një herë se korrektesa e LSI-së në bashkëpunimin e saj politik do jetë e pandryshuar sikurse dhe gatishmëria për të dëgjuar çdo shqetësim që Majko apo kushdo tjetër mund të ketë.
Policia e Dibrës ka arrestuar një person dhe ka shpallur në ...
Vjeshta e këtij viti mund të jetë edhe më e nxehtë përsa i t...
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po f...
Mosmarrëveshjet mes dy partive kryesore në qeverisjen e vend...
Policia italiane ka sekuestruar një sasi prej 1.2 tonësh kan...
Qameti thrret nga Tegu te tuneli Doktorit, ku autostrada nuk...
Vera është sezoni më i përshtatshëm për të shikuar filma, si...
Politikanët dhe gazetarët janë shfaqur këto ditë në plazhet ...
Nga data 1 gusht, Ministria e Financave dhe Administrata Tat...
Kryetari i Partisë Demokratike , Lulzim Basha, shprehet se k...
Rreth 77 milionë të sapolindur kudo në botë– ose 1 në 2 – nu...
Një rrjet restorantesh të “Byron Hamburger” në Britani është...
Kryeministri francez do ta kufizojë influencën nga jashtë nd...
Data 31 Korrik është afati i fundit për dorëzimin online të ...
Policia e Vlorës ka asgjësuar 17400 rrënjë të dyshuara si ka...
Periudha e viteve 1980-1985, njihet në Shqipëri si një ndër ...
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon kërkoi dje he...
Policia e Fierit ka arrestuar një shtetas 39-vjeçar pasi u k...
Një person ka gjetur vdekjen dhe pesë të tjerë kanë mbetur t...
Ligji i dekriminalizimit po rezulton një dështim total, pava...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...