web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Greqi/ Ulet mosha e të drejtës për votim

24 Korrik 2016, 13:10, Aktualitet CNA

Deputetët grekë votuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që parashikon uljen e moshës në të drejtën për të votuar, që tashmë bëhet 17 vjeç.

Ligji do të hyjë në fuqi në zgjedhjet e ardhshme, të parashikuara për vitin 2019.

Njëkohësisht, deputetët miratuan edhe një ndryshim tjetër, atë të heqjes së të drejtës për të marrë 50 vende bonus në parlament nga ana e partisë që fiton zgjedhjet.

Partitë e koalicionit qeveritar, SYRIZA e kryeministrit Aleksis Cipras dhe të djathtët ?Grekët e pavarur? votuan për ndryshimet, përfshirë Partinë Komuniste dhe partitë e qendrës.





Lajmet e fundit nga