web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paketa ligjore për Drejtësinë/Votimi shtyhet në shtator, synohet konsensusi i gjerë

24 Korrik 2016, 13:02, Aktualitet CNA

Ligjet që kanë të bëjnë me implementimin e reformës në drejtësi nuk do të votohen në seancës e ditës së nesërme, e fundit për këtë sesion parlamentar, por do të votohen në muajin shtetor.

Në paketën ligjore përfshihen edhe 7 ligjet e konsideruara të emergjencës, të cilat sërisht do të votohen me çeljen e sesionit parlamentar pas pushimeve të verës.

Shkak për shtyrjen është dakordësia mes palëve, pasi ligjet në fjalë kërkojnë 84 vota për miratim, por synohet që ato sërisht të miratohen me një konsensus të gjerë, sikundër ndodhi me ndryshimet kushtetuese.

Por edhe në aspektin procedurial, para se Kuvendi të shprehet për miratimin e paketës ligjore, duhet që Presidenti të dekretojë ndryshimet Kushtetuese, megjithëse në rastin në fjalë ai nuk ka asnjë mundësi, për të kthyer ndryshimet kushtetuese pas.

Ulsi Manja, deputet socialist dhe anëtar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, thekson se me miratimin e ndryshimeve Kushtetuese, shtëpisë së drejtësisë iu vendos një derë e blinduar.

Deputeti i PS-së thekson se shtatë pr/ligjet reflektojnë 100 % parashikimet e bëra në Kushtetutën e re që u miratua me përjashtim të atyre çështjeve që kishin ngelur hapur dhe ishin pjesë e negociatave politike.

Kjo do të thotë që pr/ligjet e paketës kushtetuese do të reflektohen edhe propozimet e minutës së fundit, të cilat çuan në arritjen e konsensusit.

?Pjesa tjetër janë cështje tërësisht të reflektuara nga Kushtetuta tek ligjet. Arsyeja që u la në shtator është e thjeshtë.

Sapo Kushtetuta e re të hyjë në fuqi do të diskutohen edhe 7 ligjet, të cilat kërkojnë konsensusin e 84 votave, por do të ishte mirë edhe më gjërë.

Opozita dhe kushdo tjetër nuk mund ti shmanget dhënies së votës në parlament pasi me kushtetutën e re ne i kemi vendosur shtëpisë së drejtësisë derën e blinduar dhe 7 pr/ligjet janë celësat për ta hapur derën?, tha Manja. /citynews/





Lajmet e fundit nga