Negociatat/Manjani: Në 21 Korrik reforma miratohet me konsensus
Shpresoj që në 21 Korrik, Kuvendi të miratojë me konsensus, ...
Nga dita e djeshme, pas takimit me Kryeministrit Edi rama, Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, kanë nisur negociatat mes tre partive kryesore parlamentare në vend, mbi draftin hibrid të parqitur në Tiranë nga Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland.
Por ku ndryshojnë propozimet e PD dhe drafti hibrid? Më poshtë Citynews po jep pa komente propozimin hibrid mbi reformën në drejtësi dhe propozimin e PD-së.
Propozimi hibrid
Avokati i Popullit shpall vakancat për anëtarët e komisioneve të vlerësimit (vetingut) të
gjyqtarëve dhe prokurorëve bashkë me kriteret që duhet të plotësojnë.
Kandidaturat u dërgohen anëtarëve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit SHBA-BE, të cilët duhet të bëjnë seleksionimin e tyre. Seleksionimi bëhet mbi bazën e analizës së etikës profesionale, kontrollit të figurës së kandidatit dhe kontrollit të pasurisë.
Ata kandidatë që e kalojnë pozitivisht këtë testim të operacionit ndërkombëtar, i kalojnë
për seleksionim komisionit parlamentar ad hoc.
Komisioni parlamentar përbëhet nga 12 anëtarë, gjashtë nga maxhoranca dhe gjashtë
nga opozita.
Secili nga anëtarët zgjedh një kandidat nga lista e propozuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
Propozimi i PD
Avokati i Popullit shpall thirrjen për paraqitjen e aplikimeve për 3 (tre) kategori pozicionesh në strukturat e vetingut: a) komisionerët, b) komisionerët publikë dhe c) gjyqtarët e Dhomës së Apelit.
-Lista i dërgohet Kuvendit bashkë me dokumentacionin e dorëzuar të çdo kandidati.
-Ky proces zhvillohet me monitorim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).
-Kuvendi krijon dy komisione ad hoc, një me 12 anëtarë dhe një me 6 anëtarë (në të dyja rastet përbërja është 50%-50%).
-Komisioni me 6 anëtarë shqyrton kandidatët dhe verifikon përmbushjen e kritereve të shpallura për kandidim. Çdo kandidat vlerësohet individualisht mbi bazën e dokumentacionit të paraqitur.
-Në fund të procesit të seleksionimit do të dalin 3 (tri) lista: (a) lista me kandidatët për komisionerë, b) lista me kandidatët për komisionerë publikë dhe c) lista me kandidatët për gjyqtarë;
-Vëzhguesit nga ONM kanë të drejtë të marrin pjesë në seancat e shqyrtimit të kandidatëve pa asnjë kufizim. Kjo trupë ka të drejtë të ketë akses të plotë dhe të papenguar te çdo dokumentacion që administron komisioni.
-Pas përfundimit të shqyrtimit të kandidatëve nga komisioni ad hoc, ONM ka të drejtë t?i dorëzojë Kuvendit një raport të detajuar me vlerësim për secilën kandidaturë, sipas kritereve kushtetuese dhe ligjore dhe dokumenteve dhe provave të administruara nga komisioni.
-Kandidatët e përjashtuar nga komisioni ad hoc kanë të drejtë të ankohen ndaj vendimeve administrative të komisionit ad hoc sipas hapit 3, në Gjykatën Kushtetuese. Komisioni me 12 anëtarë
-Komisionerët e KPK: Ky komision do të zgjedhë 12 komisionerët e Komisionit të Kualifikimit. Zgjedhja do të bëhet pa debat, përmes një votimi të fshehtë elektronik, ku secili anëtar i komisionit voton për 1 kandidat.
Po ky Komision do të zgjedhë edhe 2 komisionerët publikë (përsëri pa debat dhe përmes një votimi të fshehtë elektronik). 2 kandidatët që marrin më shumë vota do të quhen fitues.
Komisioni me 6 anëtarë
-6 gjyqtarë të Dhomës së Apelit: Ky komision do të zgjedhë në fillim 6 nga 7 gjyqtarët e Dhomës së Apelit. Edhe në këtë rast zgjedhja do të bëhet pa debat përmes një votimi të fshehtë elektronik, ku secili anëtar i komisionit voton për 1 kandidat.
Kuvendi mund të pranojë ose rrëzojë listën e kandidatëve në bllok me një shumicë të cilësuar (2/3). Pra, nuk është e mundur të pranojë ose rrëzojë vetëm një pjesë të listës.
Shpresoj që në 21 Korrik, Kuvendi të miratojë me konsensus, ...
Policia Kufitare e Kapshticës ka arritur të zbulojë 500 kg d...
Ambasadori amerikan tha se fillimisht PD kërkoi nenin 88 të ...
Kreu i Kuvendit Ilir Meta ishte njeriu që tensionoi situatën...
Kyetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha sot pas një takimi me ...
Shqipëria prodhon mesatarisht 351.36kg dioksid karboni në vi...
Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu, është shprehur se do të ket...
Policia e e Korçës ka arrestuar një shtetas 33-vjeçar për ku...
Kryeministri Edi Rama thekson edhe një herë se është Partia ...
Komisioneri Johanes Hahn tha sot në një seancë të parlamenti...
Policia e Vlorës ka arrestuar 8 persona pasi dyshohen si kul...
Deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi shkruan se 80% e p...
Sipas policisë, gruaja dukej e qetë kur mbërriti në komisari...
Bizneset serbe dhe ato shqiptare janë më pesimistet sipas Ba...
Një ditë pas takimit 3 palësh në kuadër të Reformës në Drejt...
Aleati i Lulzim Bashes dhe PD, Kryetari i LDE – Partia per L...
Sic kemi bërë të ditur, Ministri i Brendshëm, shoku Saimir T...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ishte dje i ftuar në emisionin “...
SPAR, gjigandi ndërkombëtar i supermarketeve, me qendër në H...
Një banesë në katin e katërt të një pallati në Koçë është pë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...