web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vladimir Kosta, deputeti socialist që nuk foli kurrë në parlament

12 Korrik 2016, 17:47, Aktualitet CNA

Një deputet socialist ka bërë një letër publike. E fortë me akuza, por edhe mjaft inatçore. Lerta e Vladimir Kostës ndaj Edi Ramës është një akt-akuzë ndaj kryeministrit dhe gjendjes që kalon Shqipëria, ashtu siç është një rast për hetim nga Prokuroria në lidhje me fshehjen e parave për financimet e partive në fushatë.

Kosta ka hedhur akuza të ashpra ndaj Edi Ramës, për arrogancën, paaftësinë dhe prepotencën e tij, por kjo nuk mjafton. Kjo për faktin se deputeti socialist flet për qindra milionë lekë si të jenë “kumbulla” apo “qershi” në stinë, ndërkohë që harron se ngre shumë pikëpyetje me shifrat e deklaruara. Pse i hodhi Vladimir Kosta 110 milionë për Edi Ramën, për sport, militantizëm apo për t?u bërë deputet?

Kjo pyetje tregon një fakt të përmendur shpesh nga analistë e gazetarë se biznesmenët i hyjne politikës duke paguar qindra mijëra euro për të përfituar miliona të tilla. Politika për t’a shtyrë biznes.

Vladimir Kosta është ndryshe dhe këtë nuk e mohon dot askush, ai dukej i mërzitur dhe me mllef, por ka një detaj që i shkon kundër Kostës dhe çdo shurdhmemeci në parlament.

Detaji nuk lidhet me milionat si biznesmen por me heshtjen publike. Në asnjë rast, asnjëherë të vetme as Vladimir Kostën dhe as ndonjë nga këta biznesmeno ? politikanët nuk i kemi dëgjuar të flasin në parlament. Të gjithë kanë heshtur. Heshtin ndoshta nga halli i bizneseve që kanë, heshtin se ndodhta presin llokma qeverie, por Vladimir Kosta këto nuk i do, por në parlament në 3 vite nuk ka folur asnjëherë të vetme, vetëm me letra publike apo akuza. Kosta dhe shumë deputetë të tjerë duhet të flasin në parlament të jenë zëri i qytetarëve live çdo seancë jo vetëm kur mërziten nga kryeministri apo ministri që e kanë pasur mik. Zëri i tyre duhet të jetë i fortë në parlament, letrat shkojnë e vijnë, ende s?kemi degjuar debat publik për hallet dhe problemet e qytetarëve, këto përplasje janë nxjerrje inati që duhen shoqëruar me levizje konkrete. Jo të urdhëruara nga inatçin kundër kryeministrit, por me argumenta dhe lëvizje konkrete që sjellin përfitim tek qytetarët jo tek mandate i ndonjë ?koqoje? të rradhës./citynews





Lajmet e fundit nga