VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Reforma e Drejtësisë do të kalojë vetëm me konsensus politik.
Deklarata është bërë nga Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit me Ndihmës Sekretares amerikane të Shtetit, Victoria Nuland.
Kreu demokrat theksoi se gjatë takimit e njohu zyrtaren amerikane me propozimet e PD-së për reformën në drejtësi, ndërsa ritheksoi qëndrimin e demokratëve për zbatimin e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias.
“PD ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm substanciv, thelbësor për reformën në drejtësi. Për 1 vit e gjysëm ekspertët tanë kanë bërë të mundur përmirësimin thelbësor të një drafti që nisi si përpjekje për të kapur drejtësisë dhe për t?ia nënshtruar atë interesave politike të mazhorancës aktuale.
Sot ka mbetur vetëm një çështje që ndan palët, PD e ka bërë të qartë zbatimin në mënyrë të plotë dhe terësor të rekomandimit 88 të Venecias.
Kemi bërë tre propozime, i pari që ka qenë propozim i SHBA dhe BE, ai i vendeve të rezervuara, që është hedhur poshtë.
I dyti, propozimi i listave alternative të formalizuar përmes draftit të miratuar nga grupi parlamentar i PD dhe së fundi propozimin tonë të tretë i bërë publik të premten nga zoti Bylykbashi.
Riktheva në vëmendje të zonjës Nuland dhe bashkëbiseduesve të tjerë edhe detajet e propozimnit tonë të tretë.
Ne jemi të bindur se kjo reformë mund dhe do të miratohet vetëm me konsensus politik. Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë themel tjetër të shëndoshë për reformën në drejtësi përveç konsensusit politik mes palëve.
PD ka kontribuar me këtë propozim, duke lëvizur nga pozitat e mëparshme por duke mbetur besnike 100% e rekomandimit 88 të Venecias.
Presim, kërkojmë dhe ftojmë palën tjetër që përmes një reflektimi pozitiv të diskutojë mbi meritat e këtij propozimi”, tha Basha.
Prononcim për mediat i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas takimit me Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit Victoria Nuland
Pata një takim shumë konstruktiv me Ndihmës Sekretaren Nuland, një mikeshë e vjetër e Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe një person me kontribut të çmuar në rrugëtimin euroatlantik të Shqipërisë, që vazhdon të japë kontributin e saj për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve duke përfshirë edhe reformat e mëdha që pret dhe meriton vendi, reformën në drejtësi, reformën elektorale, reformën e dekriminalizimit, luftën kundër korrupsionit. Si rrugët që do ta çojnë Shqipërinë dhe shqiptarët drejt një qeverisje të mirë, të drejtë dhe frytëdhënëse për ta dhe jo për oligarkinë.
Në këtë kuadër sigurisht që biseda u përqëndrua tek çështja e reformës në drejtësi. Partia Demokratike ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm substantiv, thelbësor për reformën në drejtësi. Për një vit e gjysëm ekspertët tanë, anëtarët tanë në komisionin Ad-Hoc të reformës në drejtësi kanë bërë të mundur përmes punës së tyre, përkushtimit të tyre, përmirësimin thelbësor të një drafti që nisi si një përpjekje për të kapur drejtësinë dhe për t?ia nënshtruar atë interesave politike të mazhorancës aktuale.
Sot ka mbetur një çështje e cila ndan palët. Partia Demokratike e ka bërë të qartë qëndrimin e saj, zbatimin në mënyrë të plotë dhe tërësore të rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias. Në këtë kuadër kemi bërë tre propozime.
I pari, që në fakt është propozim i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, ai i vendeve të rezervuara i cili është hedhur poshtë nga kundërshtarët tanë politikë.
Propozimin e listave alternative të formalizuar përmes draftit të miratuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike në fund të majit.
Dhë së fundmi, propozimin tonë të tretë i bërë publik ditën e premte nga z.Bylykbashi, nënkryetar i Komisionit Ad-Hoc për Reformën në Drejtësi.
Këtë kontribut historik, riktheva në vëmendje të zonjës Nuland dhe bashkëbiseduesve të tjerë së bashku me detajet e propozimit tonë të tretë.
Ne jemi të bindur se kjo reformë mund dhe duhet të miratohet vetëm me konsensus politik. Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë themel tjetër të shëndoshë për reformën në drejtësi, veç konsensusit politik mes palëve. Ndaj Partia Demokratike ka kontribuar me këtë propozim, duke lëvizur nga pozitat e saj sa i përket propozimeve të mëparshme por duke mbetur besnike e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias.
Presim, kërkojmë dhe ftojmë palën tjetër që përmes një reflektimi pozitiv të diskutojë mbi meritat e këtij propozimi dhe jemi të hapur që së bashku me palën tjetër, në mënyrë konsensuale ti hapim rrugë kësaj çështje të vetme që i ndan palët sa i përket miratimit në parim të draftit kushtetues për reformën në drejtësi.
Pyetje: Znj.Nuland e ka marrë përsipër një rol negociatori në këtë mes dhe a ju ka premtuar që do të gjejë një konsensus me palën tjetër?
Basha: Zonja Nuland ka një rol të çmuar që prej ditës së saj të parë të angazhimit me Shqipërinë. Jam i sigurt që do të vazhdoj ta ketë rol, jam i bindur dhe shumë mirënjohës për rolin e saj. Por unë nuk mund të flas dhe as nuk mund të bëj zëdhënësin e zonjës Nuland.
Pyetje: Z.Basha po thoni që jeni i bindur për kompromis,do të thoni që e përjashtoni mundësinë e dështimit të reformës në rast se nuk bëhen votat?
Basha: Thashë që kjo reformë mund dhe do të kalojë vetëm me konsensus politik.
Pyetje: Z.Basha a pati propozim konkret nga znj.Nuland?
Basha: Pati, diskutuam mbi bazën e propozimit tonë dhe propozimeve të tjera. Padyshim këto propozime do të jenë pjesë sa na përket ne e rrugëzgjidhjes. Ajo që mbetet për tu konfirmuar është vullneti i palës tjetër. Pala jonë ka një propozim mbi tavolinë, ka vullnetin të diskutojë këtë propozim.
Pyetje: Cilin?
Basha: Propozimin tonë atë që bëmë publik ditën e premte. Të diskutojmë mbi bazën e këtij propozimi. E vetmja kërkesë që kemi është që të mbetemi brenda suazës së rekomandimit 88 për t?i dhënë Shqipërisë një reformë në drejtësi me konsensus politik. Rrugë tjetër nuk ka.
Të dielë të mbarë dhe mirupafshim!
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati priti në një tak...
Nëpërmjet kutive të bojrave të makinave, modifikimit të pjes...
Grabitja e parave të një banke të nivelit të dytë në Rinas k...
Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, ka ...
Meqë uji është me orar, gjatë kohës që ai nuk vjen, lavamani...
Dritan Sula është zgjedhur Kryetar i degës së Partisë Demokr...
Gazetari ynë në terren në Gji te Lalzit, Doshe Dragoti na nj...
Në dhjetor 2015, kreu i dyshuar i një organizate të trafikut...
Ministri i Financave Arben Ahmetaj nuk e bën kurrë dysh fjal...
Partia Demokratike denoncon zvarritjen 3 vjeçare të punimeve...
Polici greke ka zbuluar një parcelë me lëndë narkotike në nj...
Policia Bashkiake e Tiranës ka kapur në flagrancë një elemen...
Mbrëmjen e djeshme policia njoftoi se si pasojë e një akside...
Lalzi do të ketë urgjencën mjekësore përgjatë sezonit turist...
Disa nga mediat raportuan mbi një takim sekret në Vjenë mes ...
Prokuroria e Kurbinit dhe zbardhur një vrasje të ndodhur vit...
Përplasjet me partnerin e tij kryesor në qeverisje, Ilir Met...
Kundërshton me forcë efektivat e policisë, arrestohet në fla...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...