PD denoncon zvarritjen e punimeve për Lungomaren/Projekt të ri për rrugën, zgjidhim problemin e trafikut
Partia Demokratike denoncon zvarritjen 3 vjeçare të punimeve...
Ministri i Financave Arben Ahmetaj nuk e bën kurrë dysh fjalën e Edi Ramës, sido që të thotë ai. Përveç rastit kur spiunon ndonjë koleg të ?Rilindjes? te kryetari. Kështu bëri Beni edhe kur mësoi se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i kishte dhënë Fanes një pronë të madhe, markatën në ish-njësitë administrative 3 & 4 bashkë me ndërtesën e ish-Galanterisë.
-Se ç? po ngatërrojnë Erioni me Fanen, shef,- i tha Beni Ramës,- pse duhet lejuar Fania ta marrë këtë pronë që është humbje e dyfishtë për ne. E para do të humbim se mund ta kishim marrë vetë me anë të ndonjë njeriut tonë. E dyta do të humbim sepse do të paguajmë një 7 a tetë milionë euro për ish-pronarët që me siguri do ta fitojnë gjyqin në Strasburg. Si ministër i financave kam detyrë të të paralajmëroj.
-Të falenderoj për paralajmërim Ben, -i tha Rama,- vazhdo të më paralajmërosh gjithmonë për gjëra të tilla. Por Fania do ta mbajë atë pronën që i dha Erioni.
-Por nuk kuptoj, shef,- tha Ben Ahmetaj,- pse duhet ta ngopim kështu Fanen? Ai është i falimentuar, i mbytur në borxhe. Është edhe mashtrues, sado që t? i japësh nuk e mban fjalën të gënjen edhe për gjënë më të vogël.
-E vërtetë është, Ben,- tha Rama.- Fania i ka të gjitha këto cilësi, madje edhe të tjera si këto.
-Atëherë përse po ia përkëdhelim bythën Fanes, shef?
-Beni ka të drejtë, -ndërhyri Gramoz Ruçi,- edhe nga baza e partisë na vinë sinjale se njerëzit janë të pakënaqur me trajtimin që po i bëhet Fanes nga qeveria dhe bashkia e Tiranës. Nuk ulesh dot për kafe me dy biznesmenë që na kanë mbështetur ne, se nisin e të ankohen që po privilegjohet Fania.
-Ju të dy e dini mirë sa e dua unë Fanen.-Tha Edi Rama.
-Sa halën në sy e do, prandaj habitemi.-tha Gramozi.
-Dëgjoni përse na duhet Fania,- tha Rama,- do t? ua shpjegoj me një histori të Vlashit, gjyshit tim. Vlashi si të gjithë durrsakët mbante gjela deti. Dhe i ushqente me kokrra misri që të majmeshin mirë para se t? i therte. Ndonjë kushëriri ynë që vinte nga larg dhe nuk e dinte teknikën e Vlashit, i thoshte: ?Po përse e harxhon misrin o Vlash, ti për t? i therur i ke kaposhët e detit.?
?Se i kam për t? i therur, prandaj e harxhoj misrin për ta?, përgjigjej Vlashi.
-Edhe unë,- tha Edi Rama,- po harxhoj kokrra misri për Fanen që ta fry si kaposh, edhe më shumë se ç? është fryrë, para se ta ?ther?. Fania është i falimentuar, kjo dihet. Ai është i mbytur në borxhe te bankat, te tatimet, te biznesmenët e tjerë, madje edhe te bandat e krimineleve. Kështu që Fania është kaposh për t? u therur. Dhe të gjitha pronat e Fanes do t? i marrim ne gati falas. Fania, si kaposhi që e ushqejnë me kokrra misri, kënaqet kur i japim prona dhe nuk e kupton se çfarë e pret. Nuk shikon se ai që e ushqen, në një dorë mban kokrat e misrit dhe në dorën tjetër mban thikën.
-Gjeni je ti shef, -i tha Ben Ahmetaj,- vetëm ti mund ta pastrosh Shqipërinë nga Fanet.
-Shoku Edi ka një vizion të kapitalizmit që ne të vjetrit e partisë nuk e kuptojmë dot pa na e shpjeguar me gjuhë popullore,- tha Gramozi.
-Prandaj e bëra ?Rilindjen?, Gramoz, -tha Edi,- edhe që ju të rilindni, me mendje të re.
-Por përse votoi edhe Lul Basha që Fania ta marrë markatën, domethënë votuan këshilltarët e PD-së në këshillin bashkiak, por kuptohet që e bënë me urdhër të Bashës,-tha Ben Ahmetaj.
-Luli kërkon ta mbajë mirë me Fanen, sado që ky nuk ia var më, – tha Rama, – por Luli mendon se meqë Fania ka media, nuk i kushton gjë që ta marrë me të mirë. Luli nuk e di se Fania do të mbetet shpejt pa media. Median do të humbë të parën, televizionin, gazetën dhe uebsajtin.
Kaposhit Fane puplat mediatike do t? i shkulen të parat.
-Duhet bërë shembull një nga këta biznesmenët mashtrues si Fania,-tha Gramozi,- duhet futur në burg që të mësohen të binden të tjerët. Se sikur e kanë ngritur kokën shumë. Sa më shumë borxhe kanë, aq më shumë zhurmë bëjnë.
-Gramoz, këshillë me vend,-tha Rama,- por nuk e bëjmë dot para zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve do t? i lajmë llogaritë me ata. Duke nisur që nga Fania.
-Nuk ka gjë më të lehtë se t? ia bësh kartat Fanes për në burg,- tha Ben Ahmetaj- me ato që ka bërë ai, nuk ka prokuror që nuk do ta donte dosjen e tij. Po mirë shef, kam edhe një pyetje.
-Folë Ben, çfarë pyetje ke,- tha Rama.
-Po për ato 7-8 milionë eurot që do të paguajmë nga buxheti i shtetit për vendimin e Strasburgut në favor të ish-pronarëve të truallit të markatës?
-Ben, ti je djalë i zgjuar,- tha Rama,- populli ynë duhet të paguajë që të clirohet nga Fania. Ne po e bëjmë këtë, por kjo ka kosto.
Partia Demokratike denoncon zvarritjen 3 vjeçare të punimeve...
Polici greke ka zbuluar një parcelë me lëndë narkotike në nj...
Policia Bashkiake e Tiranës ka kapur në flagrancë një elemen...
Mbrëmjen e djeshme policia njoftoi se si pasojë e një akside...
Lalzi do të ketë urgjencën mjekësore përgjatë sezonit turist...
Disa nga mediat raportuan mbi një takim sekret në Vjenë mes ...
Prokuroria e Kurbinit dhe zbardhur një vrasje të ndodhur vit...
Përplasjet me partnerin e tij kryesor në qeverisje, Ilir Met...
Kundërshton me forcë efektivat e policisë, arrestohet në fla...
Një matador është vrarë nga një dem në një ndeshje me të, në...
Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Viktoria Nuland ka d...
Citynews ka raportuar përgjatë ditëve të fundit mbi takimet ...
Për të kaluar pushimet në jug të vendit, duhet të mendoheni ...
Një shtetas 41 vjeçar shqiptar do të qëndrojë në burg në Gre...
Ish-presidenti sovjetik, Mikhail Gorbatchev, ka akuzuar NATO...
ish-Kryeministri sali Berisha ka reaguar një ditë pasi një p...
Për martesat gay ende nuk ka një draft konkret dhe për këtë ...
Një sipërfaqe prej 4 hektarësh me drurë dhe shkurre është pë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...