web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shtypin me makinë policët italianë/ Arrestohen 2 shqiptarët, autorë të disa vjedhjeve

3 Korrik 2016, 10:37, Aktualitet CNA

Mediat italiane bëjnë me dije se policia ka arrestuar dy shqiptarë përgjegjës për dhjetëra vjedhjeve në banesa. Arrestimi i tyre u krye në mbrëmje, pas një ndjekje gjatë së cilës u dëgjuan edhe disa të shtëna armësh. Gjatë ndjekjes shqiptarët kanë shtypur edhe dy policë, të cilët për fat kanë pësuar vetëm gërvishtje.

Mediat italiane shkruajnë se të arrestuarit janë Krenar Cami, 31 vjeç, dhe Mikel Goxha, 26 vjeç.

Në bagazhin e automjetit tip ?Audi?, policia gjeti dhe sekuestroi objekte ari, karta krediti, materiale kompjuterike dhe pajisje të përshtatshme për vjedhje.

Dy shqiptarët janë dërguar në burgun e Poggioreale. Ata do të përballen me akuza për tentativë për vrasje ndaj zyrtarëve  dhe vjedhje.





Lajmet e fundit nga