web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Myftaraj kritikon Blushin/ Nuk është bërë dot politikan, por demagog politik

3 Korrik 2016, 17:09, Aktualitet CNA

Gazetari dhe analisti Kastriot Myftaraj ka kritikuar deputetin rebel socialist Ben Blushi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Myftaraj shkruan se Blushi nuk është bërë dot politikan, por demagog politik.

Lidhur me propozimin e Blushit që Presidenti i Republikës të zgjidhet nga populli, Myftaraj shprehet se kjo ide nuk ka kuptim, pasi me Reformën në Drejtësi, Kreut të Shtetit i ulen kompetencat. ?Ben Blushi, nga njëra anë kërkon që Presidenti i Republikës të zgjidhet me votim të përgjithshëm (?nga populli?, siç thuhet në zhargon), në anën tjetër thotë se ai do ta votojë reformën në drejtësi.

Por me reformën në drejtësi ulen ndjeshëm kompetencat e Presidentit të Republikës.

Nuk ka kuptim që Presidenti të zgjidhet me votim të përgjithshëm (?nga populli?), kur do të ketë më pak kompetenca.? shkruan Myftaraj.

Ai thekson se Ben Blushi me propozimin e tij,  tregon se nuk është bërë dot politikan, por e shumta ka arritur të bëhet demagog politik ?Përveç kësaj, në demokraci është e rrezikshme kur fjala ?popull? keqpërdoret në ligjërimin politik. Ne e dimë, është e sanksionuar edhe në preambulën e Kushtetutës sonë, se ekziston populli i Shqipërisë shtetërore, i cili është pjesë e kombit shqiptar që jeton edhe përtej kufijve shtetërorë. Por në ligjërimin politik, fjalën ?popull? e përdorin me të tepërt demagogët, sharlatanët politikë.

Populli i organizuar politikisht është turma, aq e pëlqyer nga demagogët si auditor.

Atje ku qytetarëve, shoqërisë iu drejtohen si ?popull?, nuk e respektojnë qytetarin, nuk ka shoqëri të qytetarëve.

Fjala ?popull? keqpërdoret nga diktatorët dhe ata që duan të bëhen diktatorë.

Duke kërkuar President të zgjedhur ?nga populli? Ben Blushi tregon se nuk është bërë dot politikan, por e shumta ka arritur të bëhet demagog politik.

Dhe nuk kishte si të ishte ndryshe, pasi Blushi ka hyrë në politikë si ndihmës i Fatos Nanos, domethënë ka bërë shkollën e demagogjisë politike.? përfundon Myftaraj.





Lajmet e fundit nga