web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto me Obamën/ Reagon Rama: Manipulim mediatik, s’kam paguar për të qenë në organizime elektorale

1 Korrik 2016, 12:36, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sot për foton e tij me Presidentin Barack Obama në vitin 2012, për të cilën mediat e huaja shkruajnë se kryetari i atëhershëm i opozitës ka paguar 80 mijë dollarë për ta realizuar.

Përmes një deklarate për shtyp, kryeministri shprehet se lajmi për foton është një manipulim mediatik dhe se ai nuk ka qeënë asnjëherë pjesë në organizime elektorale të Presidentit Obama.

?Duke shprehur keqardhjen për manipulimin mediatik dhe propagandën e baltës lidhur me një foto të vitit 2012 me Presidentin Obama, Kryeministri Edi Rama, sqaron se ai as nuk ka marrë pjesë në ndonjë organizim elektoral të Presidentit Obama dhe as nuk ka kryer ndonjë pagesë, për të marrë pjesë në një organizim të kësaj natyre. Sepse ligji amerikan ndalon përfshirjen e çfarëdolloji të shtetasve të huaj në fushatë në Shtetet e Bashkuara?, thuhet në deklaratë

Më tej, në deklaratë thuhet se  ?Bilal Shehu që sot po gjykohet në SHBA për çështjen në fjalë është pjesëtar i komunitetit shqiptar në Neë York dhe është takuar me delegacionin tonë në  SHBA në vitin 2012. Por në mënyrë kategorike nuk ka patur asnjë lloj veprimi financiar nga ana e Edi Ramës për të realizuar fotografinë e takimit me Presidentin Obama.?

Kryeministri ka përfituar nga ky rast për ti bërë thirrje kreut të opozitës të fokusohet tek reforma në drejtësi dhe shprehet se respketin për drejtësinë në SHBA ta tregojë duke mbështetur reformën.

?Ndërkohë që duke përfituar edhe nga ky rast, kryeministri i bën thirrje edhe njëherë Lulëzim Bashës të fokusohet tek reforma ne drejtësi dhe respektin e tij për drejtësinë në Shtetet e Bashkuara, ta tregojë duke mbështetur projektin kushtetues te Reformës në Drejtësi qe është hartuar me kontributin e çmuar të Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Europian. ?, thuhet në njotim





Lajmet e fundit nga