web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Eduard Ndocaj: Më mirë që u eliminua kombëtarja, ndryshe do shkonim në zgjedhje të parakohshme

30 Qershor 2016, 14:55, Aktualitet CNA

Deputeti Eduard Ndocaj shprehet se elliminimi i Kombëtares ka sjellë dicka të mirë në parlamentit shqiptar pasi ka rikthyer deputetët dhe ministrat në karriget e tyre.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndocaj shkruan se ishim vendi i vetëm ku të gjithë drejtuesit e lartë të institucioneve shtetërore ishin transferuar në Francë për të parë ndeshjen. Ndocaj thekson se është turp që lojtarëve tanë i kemi dhën pasaporta diplomatike dhe u kemi mohuar të drejtën e votës.

?Tek sa shohë sallën, them më mirë që u eliminua Kombëtarja, sepse kishim mbetur Shtet pa shtetar dhe Parlament pa deputet. Ndoshta, ishim vendi i vetëm ku të gjithë drejtuesit e lartë të institucioneve shtetërore ishin transferuar në Francë për të parë ndeshjen. Prania e tyre solli ndoshta ters edhe për Kombëtaren, sepse modeli i Kombëtares nuk është modeli i politikës shqiptare. Të parët janë djemtë të talentuar që janë larguar nga Shqipëria për shkak të politikave të gabuara dhe me shumë mund e talent janë të bërë të zotë e ndërsa politikanët tanë janë modeli i njerëzve parazitar që pa merita e pa cilësi vazhdojnë të tallen me vendin tonë. Pra, në ndeshjet e Kombëtares tonë të pranishëm ishin dy modele krejt të kundërta. Madje, për turp ne u dhuruam lojtarëve tanë të Kombëtares pasaporta diplomatike, por atyre vazhdojmë tu mohojmë të drejtën elementare, atë të Votës. ?, shprehet ai

Më tej, deputeti Ndocaj shkruan se do ta votojë bashkëpunimin ekonomik me Gjermaninë, ndërsa për Reformën në Drejtësi ai nënvizon se do ta votojë nëse arrihet konsensusi.
?Unë, do ta votoj sot marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik me Gjermaninë e do të jem i gatshëm të votoj çdo propozim apo vendim që përmison kushtet e shqiptarëve e forcon pozicionin e Shqipërisë. Kjo nuk do të thotë se kam ndryshuar qëndrim për Reformën në Drejtësi. Atë do e votoj vetëm nëse e votojmë të gjithë së bashku me konsensus?, përfundon ai





Lajmet e fundit nga