web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse nuk doli Pandeli Majko të priste Kombëtaren?

23 Qershor 2016, 16:44, Aktualitet CNA

Ish-Kryeministri, njëherazi deputeti socialist Pandeli Majko ka munguar sot në pritjen e rezervuar për Kombëtaren në aeroportin e Rinasit.

Ndryshe nga sa deklaroi më herët, Majko nuk ka dalë të presë kuqezinjtë të cilët u kthyen nga Franca pas skualifikimit nga kompeticioni evropian.

Një javë më parë, Pandeli Majko përmes një postimi në rrjetet sociale, do të shprehej i vendosur se pavarësisht se si do shkonte ecuria e Kombëtares në EURO 2016, ai do të ishte në Rinas për të pritur kuqezinjtë. ?Cfaredo që të ndodhi, do të jem në aeroport për të pritur djemtë e KOMBETARES dhe nuk do jem i vetmi! Futbolli vjen i dyti në atë që na dhuruan! Ata fituan ?Kupën e Respektit? të Europës për shqiptarët dhe kjo është më shumë se futboll!? është shprehur Majko në 16 Qershor.

Por Majko nuk ishte sot në aeroportin e Rinasit.

Kjo mund të jetë një nga ato gënjeshtrat e politikanëve, të cilët thjesht dhe vetëm për të marrë protagonizmin në media, hedhin deklarata emotive.

Por Majko edhe mund të ketë harruar. Ngarkesa e madhe në jetën parlamentare mund të bërë që Majko të harrojë se Kombëtarja kthehej sot në Shqipëri.

Ndërkohë Kryeministri Edi Rama mund të jetë një tjetër shkak për mosprezencën e Majkos sot në pritjen për Kombëtaren. Dëshira për të qenë në qendër të medias dhe për të marrë pak nga suksesi i Kombëtares, mund të kenë çuar në një vendim të Ramës për të mos e ?ndarë? Kombëtaren edhe me Majkon.

Në fakt suksesi i ekipit shqiptar në Euro 2016 duket të jetë si ajo torta nga e cila duan të marrin të gjithë nga pak./citynews





Lajmet e fundit nga