web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjyshi i fëmijës së dhunuar/ Po me fëmijën ç’do bëhet?

23 Qershor 2016, 21:08, Aktualitet CNA

Gjyshi i 3-vjeçarit të dhunuar nga Anjeza Shabani, administratores së  kopshtit privat në Sauk, ka ngritur shqetësimin lidhur me atë çka do ndodhë me vogëlushin pas ngjarjes së publikuar në media.

Përmes një prononcimi në emisionin ?Opinion? ku po diskutohet për temën ?Ç?ndodhi në kopshtin e fëmijëve??, gjyshi i fëmijës së dhunuar, Pashk Aliaj ka deklaruar se 3-vjeçari dhe prindërit e tij janë të traumatizuar nga dhuna e ushtruar nga Shabani ndaj fëmijës.

Aliaj tha se askush nuk është interesuar për fëmiljen nga vjen 3-vjeçar i dhunuar. Gjyshi i fëmijës shtoi se djali i tij është pushuar nga puna në vitin 2011 dhe se ka fituar gjyqin për t?u rikthyer në punë por kjo gjë nuk është bërë e mundur nga institucionet shtetërore.

Aliaj u shpreh se fëmija i dhunuar dhe prindërit e tij kanë nevojë për specialistë neurolog apo psikologë për të marrë ndihmën e duhur pas skandalit të dhunës ndaj 3-vjeçarit.





Lajmet e fundit nga