web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Mentor Kikia/ Ti lëmë qaravitjet, por ta detyrojmë politikën të ndryshojë

22 Qershor 2016, 20:02, Aktualitet CNA

Këta janë fqinjët tanë, maqedonasit, që 2 ditë më parë u hodhën në protestë në Shkup. Nuk i ka organizuar asnjë parti politike, janë thjeshtë qytetarë që kanë dalë në rrugë. Ata kërkojnë ndryshimin e ligjit zgjedhor, sepse janë të bindur se ai nuk siguron demokracinë. Njësoj si ne. Ligji ynë zgjedhor, është garancia më e madhe që kryetarët e partive të shndërrohen në pronarë të tyre dhe të fusin në parlament kë të duan ata. Tregtarë, trafikantë, kriminelë, hajdutë, të korruptuar? Shumë faktorë të tjerë janë flagrantë, antidemokratikë, në politikën tonë, mes të cilave financimi i partive, që i bën ato sipërmarrjet më të zeza e informale në vend dhe burimi më i madh i korrupsionit.
Por ne nuk organizohemi dot për të dalë në rrugë, për ta detyruar politikën ti korigjojë këto defekte. Ne preferojmë të qaravitemi nëpër rrjetet spociale(ashtu sic po bëj edhe unë tani), të shajmë nëpër tavolina dhe të themi se ky vend nuk bëhet.
Normalisht që nuk bëhet, nëse ne qëndrojmë goje mbyllur e duar kryq. Unë nuk besoj se ndryshimi do të vijë si ndërgjegjësim i vetë politikës, por vetëm si pasojë e presionit të shoqërisë. Dhe unë besoj se kjo mund të ndodhë edhe këtu.





18:34 Aktualitet

Mirelat dhe Anjezat

Mirela Milori, gazetarja e ABC News sot ka bërë një koment n...

Lajmet e fundit nga