web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhejt lokale në Itali/ Roma me kryebashkiake femër, humbet partia e kryeministrit Renzi

20 Qershor 2016, 14:49, Kosova & Bota CNA

Kryeqyteti i Italisë do të drejtohet për herë të parë nga një kryebashkiake femër. Ajo është Virginia Raggi, e Lëvizjes ?Pesë Yjet?,  e cila fitoi me 67.2% tëvotave, kundrejt 32.83 % ndaj kandidatit  të Partisë Demokratike Roberto Giachetti.

?Do të jem kryetare e të gjithë qytetarëve të Romës. Do ta kthej ligjshmërinë dhe transparencën e institucioneve qytetare pas 20 vitesh udhëheqje të keqe. Me neve fillon një epokë e re?, tha Raggi në konferencën e parë për media

Kryeministri italian, Matteo Renzi ka humbur zgjedhjet e të dielës në Romë dhe Torino përballë një partie të re italiane çdo herë në rritje, Lëvizja ?5 Yjet?.

Kryeministri Renzzi është ngushëlluar nga fitorja e partisë së tij së qendrës së majtë (Partia Demokratike) në kryeqytetin financiar italian, Milano dhe në qytetin verior të Bolonjës.

Renzzi kishte paralajmëruar se nuk do të jap dorëheqje pavarësisht rezultatit, ndërsa tërë fokusin e ka vendosur në referundimin që pritet të mbahen rreth një reforme kushtetuese të propozuar nga ai, raporton REL.





Lajmet e fundit nga