web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat për arrestim të paligjshëm të autorit të vrasjes së Muratajt/ Reagon Policia e Durresit

18 Qershor 2016, 21:36, Aktualitet CNA

Policia e Durrësit ka reaguar pas akuzave të artikuluara në media, se arrestimi i Bedri Hakës, autorit të dyshuar të vrasjes së Leonard Muratajt është i paligjshëm. Përmes një reagimi zyrtar, blutë e Durrësit deklarojnë se kanë  vepruar në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës Nr. 1014, datë 23.11.2014, e cila ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest ne burg? në ngarkim të B.Hakës, për veprat penale ?Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Policia thotë se nuk është njohur me asnje vendim qe rrezon masen e Gjykates se Shkallës se pare Durrës.

“Në lidhje me ndalimin e  shtetasit të shpallur në kërkim, Bedri Haka, 22 vjeç, banues në Krujë, si autor i dyshuar i vrasjes së shtetasit Leonard Murataj, 51 vjeç, banues në Durrës, më datë 18.11.2014, në qendër të qytetit të Durrësit ju informojmë se:

Ndalimi i shtetasit të mësipërm është bërë më datë 18.06.2016 nga ana e Specialistëve të Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës,  me qëllim ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës Nr. 1014, datë 23.11.2014, e cila ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest ne burg? në ngarkim të B.Hakës, për veprat penale ?Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar në nenet 78/1 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Policia nuk eshte njohur me asnje vendim qe rrezon masen e Gjykates se Shkallës se pare Durrës Nr. 1014, datë 23.11.2014.

Në momentin e parë që do njihemi me një vendim tjeter, që sipas aludimeve ne media duke cituar avokatin e tij, Haka eshte shpallur i pafajshem, do të zbatohet vendimi siç e parashikon ligji.” përfundon njoftimi i policisë së Durrësit





Lajmet e fundit nga