web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali "Artigiano"/ Falsifikohen analizat e pacientëve, fshihet Salmonela

17 Qershor 2016, 19:01, Aktualitet CNA

Avokati Altin Goxhaj ka deklaruar se pas helmimit të dhjetra personave nga ushqimi i konsumuar në restorant ?Artigiano?, një tjetër skandal ka ndodhur për rastin në fjalë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Goxhaj bën me dije se mjekët kanë hequr ?Salmonelën? si diagnozë të pacientëve , ndërsa sipas tij bluzat e bardha kanë fshehur burimin e helmimit.

?Miq 2 jave me pare si Studio Ligjore Aga & Goxhaj Law Firm (Avokati Altin Goxhaj dhe Avokati Erald Aga) morem persiper ngritjen e padise se demshperblimit per viktimat e helmimit ne nje Restorant ne mes te Tiranes! Kontaktuam me nje duzine viktimash te helmimit dhe po prisnim te merrnim DOSJET MJEKESORE SI PROVA BAZE qe vertetonin prezencen e salmoneles dhe te dhenat e burimit te identifikuar qe ne dt 2 Qershor per te filluar Padine per Demesheprblim per gjithe viktimat!? shkruan Goxhaj.

Më tej ai deklaron se analizat shëndetësore të mbi 40 pacientëve janë falsifikuar.

?A E DINI CFARE NDODHI?
Pas shume serumesh dhe konstatimit te nje gjendje te renduar dhe identifikimit te salmoneles te mishi e pules te sallates cezar qe kishin konsumuar te gjithe viktimat nga dt. 31Maj – 2 Qershor, ne DOSJET SHENDETESORE U ISHTE FSHIRE SALMONELA DHE BURIMI I HELMIMIT!!! Ishin zhdukur gjithe dokumentat dhe ishin falsifikuar gjithe analizat dhe te dhenat e tyre per mbi 40 vete? vijon më tej Goxhaj.

Avokati shton se mjekët janë urdhëruar për të fshehur burimin e helmimit.

?Ne 3 Qershor media i referohej ISHP:
“Burime nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se nga analizat paraprake rezulton se pacientët janë helmuar nga kontaminimi i ushqimit me salmonelë. Inspektorati Shtetëror Sanitar ka bërë bllokimin e menjëhershëm të lokalit në zonën e ish-bllokut deri në daljen e rezultateve përfundimtare të analizave.”

Por sipas falsifikimit te te dhenave te dosjeve te tyre, te pakten mbi 40 persona te ndryshem nuk qenkerkan helmuar por paskan kujtuar se qenkerkan helmuar pavaresisht se gjendja ishte shume e renduar me serume dhe ilace, dhe sipas mjekeve te urdheruar paska qene e gjitha rastesi qe te gjithe kane ngrene sallate cesar me mish pule!!!

Dhe mjeket ua pohuan viktimave qe:
“Na mirekuptoni qe s’mund te themi te verteten se humbasim vendin e punes, ju kishit salmonele por rendesi ka qe ju u sheruat tani. Ata qe kane Restorantin kane lidhje lart dhe s’mund te bejme asgje!”
Nderkohe jane mbyll pazaret me mediat, me Ministrine e Shendetit Publik, me Institutin e Shendetit Publik, Institutin e Higjenes, Spitalin, Laboratorin, Ministrin, Kryeministrin, gjithe PUSHTETIN!!!
E VETMJA RRUGE QE NA MBETET ESHTE KALLZIMI PENAL PER GJITHE MAFIEN E SHENDETESISE!
ZOTI JU RUAJTE!!!

P.s. Aq i rende ishte helmimi sa nese femije te vegjel do te kishin konsumuar ate produkt, ata mund te mos ja dilnin! Ju shqiptareve ju ruan Zoti ndaj jeni gjalle, se te ishte per kete shtet, ishit bere edhe ju sallam…? përfundon postimin avokati Altin Goxhaj.





Lajmet e fundit nga