web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tahiri me Çakon: Beteja për ta bërë Shqipërinë më të drejtë sapo ka nisur

16 Qershor 2016, 12:37, Aktualitet CNA

Pasi Gjykata e Apelit riktheu në detyrë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tha  se beteja për të reformuar sistemin e drejtësisë dhe për ta bërë Shqipërinë më të drejtë, sapo ka filluar.

?Ne jemi të bindur, që rruga jonë për të reformuar sistemin e drejtësisë, për të garantuar integritetin dhe pastërtinë në sistemin e drejtësisë, sapo ka nisur.

Ashtu siç beteja jonë për t?u bërë bashkë me shqiptarët për të garantuar që ligji të jetë ?një? dhe ?i barabartë? për të gjithë sapo ka nisur. Ashtu siç jemi të bindur që rruga jonë për të reformuar Policinë e Shtetit është në drejtimin e duhur për t?i shërbyer qytetarëve dhe për të garantuar standardet më të larta të luftës kundër krimit dhe korrupsionit.?, tha Tahiri

Më tej, ai tha se rruga për modernizimin e Policisë së Shtetit është në drejtimin e duhur. Ai shprehet se puna e deri tanishme ka rritur besimin e publikut ndaj Policisë së Shtetit.

?Rruga jonë për të modernizuar Policinë e Shtetit është në drejtimin e duhur për të bërë gjithçka kemi mundësi që Policia bashkë me qytetarët t?i garantojë më shumë siguri dhe mbi të gjitha një Shqipëri të drejtë.

Ne jemi të bindur që puna që kemi bërë deri më sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Shtetit për t?i shërbyer qytetarëve dhe për të rritur besimin e publikut tek Policia e Shtetit, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të garantuar që bashkë me qytetarët Shqipëria të jetë më e drejtë.?, tha ai

  Ministri komentoi edhe akuzat e opozitës, për të cilat tha se: “Akuzat e opozitës nuk janë më të reja për mua. Kanë shkuar mbi 2 mijë konferencat e shtypit dhe deklaratat kundër Ministrisë së Punëve të Brendshme, kundër meje personalisht dhe kundër Policisë së Shtetit.

Ashtu si çdo gërvishtje apo plagë që marrim nga segmente të caktuara të sistemit të drejtësisë të cilët i frikësohen Reformës në Drejtësi ashtu dhe opozita me deklaratat e veta vetëm na bind më shumë se kjo është rruga e duhur dhe na nxit më shumë që të bëjmë gjithçka kemi nisur për të modernizuar policinë, për t?i shërbyer më shumë qytetarëve, për të luftuar akoma më fortë me kriminelët dhe të korruptuarit, për ta bërë Shqipërinë më të drejtë.?, përfundoi Tahiri





11:13 Aktualitet

Droga e mirë

Mund t’iu duket tërheqëse droga. Mund t’ua ushqejë fantazinë...

Lajmet e fundit nga