web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhet plagosja/ Arrestohet një person, në kërkim një tjetër

12 Qershor 2016, 07:09, Aktualitet CNA

Policia e Lushnjes ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku një person u plagos rëndë me thikë.

Burime nga policia thanë se për këtë çështje është arrestuar shtetasi Arjan Aliço, 53 vjeç, banues në Lushnje, (i dënuar më parë për vrasje).

Gjithashtu bë shpallja në kërkim e shtetasit Xh.A, 24 vjeç, banues në Lushnje, (i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë).

Këta shtetas në bashkëpunim me njèri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, më datën 11.06.2016 rreth orës 19:15, në lagjen “Skënder Libohova” kanë tentuar të vrasin me thikë dhe sende të forta duke e goditur mbi 10 herë shtetasin J.S, 36 vjeç, banues në Karbunarë e Madhe.

Aktualisht ky shtetas ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rënde për jetën.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vrasjes e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”





Lajmet e fundit nga