web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çdo ministër, një ndeshje të EURO 2016/ Artan Fuga: Këta na marrin për idiotë ne budallenjve!

12 Qershor 2016, 19:05, Aktualitet CNA

Akademiku Artan Fuga ka reaguar lidhur me deklaratën e Kryeministrisë, ku thuhej se çdo ministri i ishte dhënë leje për të ndjekur një ndeshje të Euro 2016. Kryeministria shtonte se ministrat do të mbulojnë vetë shpenzimet e udhëtimit në Francë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Fuga shprehet se qeveria po i trajton për idiotë qytetarët shqiptarë. Fuga shkruan se me ironi se ministrat e prisnin që shpenzimet të paguheshin nga qytetarët.

Ja çfarë shkruan akademiku Artan Fuga

Më pëlqeu shumë ajo deklarata nga kryeministria që cdo ministër që do të shkojë për të parë ndeshjet e futbollit në Francë, kampionatin europian pra, do t’i paguajë vetë lekët e biletës, udhëtimit, hotelit, dhe gjithçka tjetër.

Kësaj i them luftë kundër korrupsionit unë…?

Se mos kujtoj ndonjë ministër ose ministre se do t’ja paguajmë ne me taksat tona birrat, verën, dhomën e hotelit kur shkon për qejf të shohi futboll…

Por që e deklarojnë me kaq seriozitet këtë, me siguri ka pas ndonji që i ka vajt mendja.

Po sikur dikush t’ua bëjë dhuratë??? Apo kjo lejohet.

Se me thënë të drejtën, me lënë lekët e rrogës të gjithë muajit për me pa një ndeshje futbolli duhet të jesh tifoz si ballist morina…

Shkrihesh tuj qesh!

E kam thënë, ore këta na marrin për idiotë ne budallenjve!





Lajmet e fundit nga