web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përdornin programe komjuterike pirate/ Procedohen penalisht 3 persona nga Policia e Fierit

9 Qershor 2016, 07:58, Aktualitet CNA

Tre persona janë proceduar penalisht në kuadër të operacionit të koduar “Gambling”, pasi akuzohen se kanë përdorur programe kompjuterike pirate për qëllime tregtare.

Nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Zyrën Shqiptare për të Drejtën e Autorit, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Lushnje, për shtetasit:

1.E.B, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin ?Top Bast? SH.A, në pronesi të tij, në lagjen ?Xhevdet Nepravishta?, Lushnje, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2(dy) ?Dream Box? dhe 5(pesë) njësi qëndrore kompjuteri, të cilat përdoreshin për qëllime tregtare (pirate),  të pa lincensuara nga organet përkatëse.

2.D.S, 56 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin ?Lotto Sport? SH.A, në pronësi të tij, në lagjen ?Xhevdet Nepravishta?, Lushnje, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2(dy) njësi qëndrore kompjuteri, të cilat përdoreshin për qëllime tregtare (pirate),  të pa lincensuara nga organet përkatëse.

3.G.G, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin ?I.T.S.G.A? SH.A, në pronësi të tij, në fshatin Krutje,  Lushnje, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2(dy) ?Dream Box? dhe 2(dy) njësi qëndrore kompjuteri, të cilat përdoreshin për qëllime tregtare (pirate),  të pa lincensuara nga organet përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale ?Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit? dhe ?Fshehja e të ardhurave? parashikuar nga Nenet 149/a e 180 të Kodit penal.

 

 





Lajmet e fundit nga