web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Publikohen formularët e vetë-deklarimit për gjyqtarët dhe prokurorët/ Ja kush i ka ndryshuar gjeneralitetet

3 Qershor 2016, 11:21, Aktualitet CNA

Institucioni i Presidencës ka publikuar sot formularët e vetë-deklarimit  të gjyqtarëve dhe prokurorëve në kuadër të ligjit për ?Dekriminalizimin?.

Nga formularët e publikuar, rezulton se kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika, ka ndryshuar ditëlindjen nga 12.03.1956 në 12.02.1956.

Në Gjykatën e lartë, vetëm Tom Ndreca e ka ndërruar mbiemrin. Sipas deklarimit të tij, ai ka pasur më parë mbiemrin Frroku.

Gjykatësi Artan Broci ka deklaruar se më parë e ka pasur emrin Dritan Broci.

Prokurori Klodjan Braho e ka pasur fillimisht emrin Aklodjan. Gjithashtu edhe prokurori Albert Demirneli e ka pasur mbiemrin Neli.  Në listën e publikuar, rezulton se prokurorja Elsa Miha ka ndërruar në gjendje civile emrin e babait.

Mësohet se pikës së formularit  për dëbimin nga ndonjë vend i huaj nuk iu janë përgjigjur 2 prokurorë.

 





Lajmet e fundit nga