web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rritet me 16% numri i bizneseve të huaja/ Mbizotëron Call Center

2 Qershor 2016, 09:09, Aktualitet CNA

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në vitin 2015 , bizneset e huaja u rriten 16% në 2015-n, por janë të vogla dhe mbizotëron call center

Sipas të dhënave, është vërejtur një rritje e bizneseve të huaja duke arritur në 5939 në total.

INSTAT thekson se krahasuar me vitin 2014, numri i tyre është rritur me 16 %. Ndërsa në harkun kohor të 5 viteve, rritja arrin 75 %.
Megjithatë, edhe pse është rritur numri i ndërmarrjeve të huaja, rezulton se 73% e tyre ishin të vogla, me 1-4 punonjës dhe dominojnë sipërmarrësit italian që hapin kryesisht Call Center.

Mësohet se ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë të huaj zënë 3,9 % të ndërmarrjeve aktive në 2015, që kryesohet nga nacionaliteti italian.

Sipas aktivitetit ekonomik, 30% e ndërmarrjeve të huaja janë të përqendruara në sektorin e tregtisë dhe 30% të tjera në sektorin e shërbimeve dhe 20% janë në sektorin e industrisë.

Gjithashtu edhe sipërmarrjet e huaja që janë hapur të reja në 2015-n kanë qenë përgjithësisht të vogla, me 1-4 punonjës. Nga 694 sipërmarrje të reja me pronarë të huaj, që u hapën vitin e kaluar, 507 kishin më pak se 4 punonjës, apo 73%. Vetëm 43 sipërmarrje të reja të huaja që kanë mbi 50 punonjës janë hapur vitin e kaluar.

Sipas INSTAT, ndërmarrjet e reja të huaja kanë qenë kryesisht në fushën e tekstile e këpucëve dhe të call center.

70% e ndërmarrjeve të reja të reja që janë hapur kanë qenë me pronarë italianë, që preferojnë kryesisht aktivitetin e call center, që është zgjeruar ndjeshëm vitet e fundit, teksa fqinjët shfrytëzojnë aftësitë e të rinjve shqiptarë për të folur gjuhën italiane dhe pagat e ulëta me të cilat punojnë ata (300-700 euro/muaj, ndërsa në Itali është minimumi dyfishi). Në total janë 486 ndërmarrje të reja italiane të hapura në Shqipëri në 2015-n.

Në vend të dytë, sipas shteti, vijnë ndërmarrjet me pronësi greke, që zënë 11% të totalit. Në Shqipëri rezulton se numri i ndërmarrjeve me pronarë grek u rrit me 35, duke arritur në total në 675.

Në total, sipas INSTAT, Ndërmarrjet e mëdha me pronarë apo bashkëpronarë të huaj ushtrojnë aktivitetin ekonomik kryesisht në: Call Center, Prodhim Veshje e Këpucë dhe Aktivitetet Bankare.

Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta janë përqendruar kryesisht në qarqet Tiranë dhe Durrës.

Ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë italianë dhe grekë përfaqësojnë 57,7 % të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta./ Citynews





Lajmet e fundit nga