web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bajrami e pasigurtë për realizimin e projektit të Brezovicës

2 Qershor 2016, 06:53, Aktualitet CNA

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami nuk e di ende nëse ka dështuar apo nëse është përmbushur garancia financiare për projektin e privatizimit të Brezovicës.

?Mbrëmë pas orës 7:00 ka ardhur oferta dhe dokumentet në ministri. Nuk mund të them sigurt se projekti ka dështuar, por as nuk e di se është e kompletuar, duhet të analizohet, nuk mund të them asgjë tani?, ka thënë Bajrami në ?Interaktiv?, duke shtuar se duhet një javë ose dhjetë ditë për këto verifikim, shkruan Koha.net.

Verifikimet e dokumenteve, sipas Bajramit, do të bëhen duke komunikuar me të gjitha kompanitë që do të realizojnë pjesë të projektit, si teleferikët apo hotelet, e më pas mund të jepet një përgjigje.

?Komiteti ndërministror do ta analizon dhe do ta ketë fjalën e fundit?, ka shtuar Bajrami më tej.

Në rast dështimi, ajo ka thënë se mund të bëhet nga dikush tjetër, investitor i ri, sipas Ligjit për Investime Strategjike që pritet të kalojë në Kuvendin e Kosovës. E procesi me një investitor tjetër do të zgjaste më shkurt se sa më parë./ Citynews





Lajmet e fundit nga