web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paketa e thjeshtimit të procedurave fiskale/ Ministri Ahmetaj letër bizneseve

2 Qershor 2016, 12:10, Aktualitet CNA

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i ka dërguar një letër bizneseve në kuadër të paketës së thjeshtimit të procedurave fiskale. Në letrën e drejtuar bizneseve, ministri Ahmetaj thekson se paketa e re për të cilën po punohet në Ministrinë e Financave ka hyrë në një proces të gjerë konsultimi me sipërmarrjen në të gjithë vendin.

Ministri Ahmetaj thekson se për këtë paketë, bizneset kanë dhënë 350 propozime. Përmes letrës, Ahmetaj ka veçuar disa elementë të rëndësishëm të kësaj pakete.

?Disa element të cilët dëshiroj t?i veçoj si tejet të rëndësishëm janë e drejta e sipërmarrjes për t?u vetëkorrigjuar pa penalitet për një periudhë 5 vjeçare, detyrimi i administratës për njoftimin e sipërmarrjes 45 ditë para se të ushtrojë kontroll, koncepti i precedentit fiskal për zbatimin e legjislacionit, rikonceptimi i strukturës së apelimit, vendimet e të cilit do të jenë finale për administratën fiskale?, thuhet në letrën që ministri u ka dërguar dhomave dhe shoqatave të biznesit.

Më poshtë letra e ministrit të Financave, Arben Ahmetaj për bizneset

 





Lajmet e fundit nga