Apel për kujdes nga temperaturat e larta/ Rrezik për të moshuarit dhe fëmijët
Temperaturat e larta që po përfshijnë vendin po rrisin rre...
Temperaturat e larta që po përfshijnë vendin po rrisin rre...
Faza 1 – Gjeni kuptimin e ketyre akronimeve: KLGj, KLP, GjK, GjL, GjLA, KED, ILD, TDD, PP, PPA, BKH, KPK, KPpGjK
E veshtire apo jo? Ai qe eshte ne gjendje te zgjidhe menjehere rebusin e mesiperm, sigurisht qe kualifikon per fazen e dyte.
Faza 2 – Cilat jane kompetencat e organeve te mesiperme?
Kush e kalon kete faze, meriton te emerohet antar i nje prej organeve te mesiperme te sistemit te ri te drejtesise qe po projekton mazhoranca.
Te them te drejten, edhe vete u mendova mire nese kisha harruar ndonje prej organeve qe propozohen nga mazhoranca. Uroj te mos kem harruar asnje se ku i dihet, me aq akronime… Por po shpjegoj emertesen e secilit organ qe te mos ua bej malore jeten atyre qe perpiqen te zberthejne kete rebus.
Keshilli i Larte Gjyqesor, Keshilli i Larte i Prokurorise, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Larte, Gjykata e Larte Administrative, Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi, Inspektori i Larte i Drejtesise, Tribunali Disiplinor i Drejtesise, Prokurori i Pergjithshem, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, Byroja Kombetare e Hetimit, Komisionet e Posaçme te Kualifikimit, Kolegji i Posaçem prane Gjykates Kushtetuese.
Si ju duket rebusi qe kane shpikur mazhoranca? A rrezikon qe Drejtesia (qe e imagjinojme me sy te lidhur) te hyje si Kesulekuqja ne kete pyll institucionesh e te na dale matane si Dredhesi?
Si mendoni, nese keto institucione ne majen e sistemit do te jene ne nje gerr-merr te vazhdueshem konfliktesh e perplasjesh me njera tjetren, a mendoni ju se gjyqtari apo prokurori i shkalles se pare do kene mendjen te bejne drejtesi? Dhe nese keta nuk do kene mend per drejtesi por per dredhesi, kush e vuan, politika apo qytetaret? Qytetaret kane nevoje per drejtesi te qarte, transparente, te shpejte, efikase e te pakorruptuar. Jua merr mendja se ai pylli i mesiper do jete i paster nga derrat dhe ujqerit e korrupsionit politik? A mos do te na duhet ne krye te 10 viteve qe te ulemi e te rifillojme nje reforme te re ne drejtesi sepse kjo qe duan te bejne tani mund te kolapsoje?
Ky eshte drafti qe Kryeministri eshte gati ta miratoje pa e lexuar. Ne 7-8 prej ketyre institucioneve ose me shume se gjysmen e tyre, rolin dominant te emerimit e ka parlamenti. Meqe mazhoranca propozon qe anetaret e 2/3-s se institucioneve te miratohen me 3/5 e votave qe mazhoranca i ka tashme, perfshire mandate me rekorde kriminale, a mendoni se kjo con jo vetem ne politizim te skajshem te drejtesise por edhe ne kapje nga mazhoranca e sotme? Besoj e kuptoni pse Kryeministri eshte gati ta votoje pa e lexuar?
Mos harroni, te gjithe zyrtaret e drejtesise qe emeron mazhoranca sipas ketij drafti do te kene mandate nga 5-9 vjeçare, pra kontroll politik afatgjate, por dhe superrroga. Favorin do e kthejne me pune dhe mirenjohje. Nese Kryeministri apo ministrat do kene halle me drejtesine, mjafton t’ua kujtosh nderin ketyre zyrtareve te emeruar te drejtesise.
Por keto institucione qe do kontrollohen nga mazhoranca, do emerojne shumicen derrmuese te gjyqtareve dhe prokuroreve te rinj. Keta qendrojne ne detyre 35 vjet. Super investim afatgjate politik apo jo? Ne Itali e konsiderojne “magjistratura e se majtes”. Po ne shqiptaret si ta quajme?
Opozita sugjeron thjeshtim drastik, duke hequr disa institucione qe vetem e rendojne, fragmentojne, apo cojne ne korporatizem, klientelizem dhe korrupsion. Funksionon me thjeshte, me qarte dhe pa bllokime, e mbi te gjitha ndan qarte pergjegjesite dhe garanton pavaresine nga ekzekutivi dhe politika. Modeli qe sugjeron mazhoranca nuk gjendet askund, modeli yne bazohet ne model europian. Cilin nga keta modele doni?
Rebusi i mazhorances eshte i pashprese per tu zgjidhur. Eshte gati nyje gordiane qe zgjidhet vetem duke e prere me shpate. Dhe meqe drejtesia eshte vitale per shqiptaret dhe shpata i ben dem, ne propozojme nje sistem pa nyje qe duhen prere, por te thjeshte e funksional. Ndaj i kemi ftuar ne negociate te ndershme, pa vonese, ne interes te shqiptareve.
Policia spanjolle ka arrestuar 9 persona, pjesë e një grupi ...
Nëpër bloqe tiranase po qarkullon lajmi se sonte do të dalë ...
Presidenti nuk e ka pranuar kërkesën për ta emëruar si pro...
Dorëheqja e Elvis Roshit, kreut të Bashkisë së Kavajës nuk i...
Gazeta e njohur greke “Protothema” ka bërë një artikull të g...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar mesazhin e një ofic...
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ilir Kulla, shkruan s...
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se v...
Përtej Lumit të Tiranës, mbi kodër; shtëpi të reja, vila gji...
Komiteti Drejtues i LSI ka shpallur sot zgjedhjet e reja pa...
Një pajisje përgjimi është zbuluar dy javë më parë në zyrën ...
Shtetasi Afrim Kallari, 37 vjeç, vrau vëllain e tij me armë...
Për të vrarë kohën, më pëlqen të rrëmoj mes shënimeve Prokur...
Një organizatë kriminale, që sillte në Katalonjë femra të ci...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka publikuar në rrej...
Një aksident automobilsitik ka ndodhur ditën e sotme në qyte...
Pranimi i çuditshëm nga Gjermania i fajit të saj për gjenoci...
LSI ka mbledhur sot Komitetin Drejtues Kombëtar të saj, ku k...
Te dashur miq dhe anetare dhe mbeshtetes te LDE, te dashur g...
Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taul...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...