web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Elvis Rroshi i përgjigjet Blushit: Kavaja është me mua

2 Qershor 2016, 14:42, Aktualitet CNA

Kryebashkiaku i dorëhequr i Kavajës, i është përgjigjur akuzave të Ben Blushit, duke shkruar se nuk mblodhi njerëz për tu mbrojtur nga ligji. Përmes një postimi në rrjete sociale, Roshi shkruan se Blushi ofendoi qytetarët e Kavajës.

?Degjova sot Ben Blushin qe tha s’jam socialist dhe ofendoi gjithe ata qytetare te Kavajes qe dolen ne shesh per te me mbeshtetur mua megjjthe zemer. Sipas Blushit njerezit ne rruge i paska nxjerr krimi domethene une qe te mbrohem nga ligji! O Blush nuk jam nga ata qe mbledh njerez per te mbrojtur veten as nga ligji as nga ty dhe karagjozet si puna jote!!!?, shkruan Roshi

Më tej, Roshi sqaron se mesazhi kërcënues që ai i dërgoi disa ditë më parë ishte një shpërthim inati me një gënjeshtar

?Te kam shkruajtur nje mesazh qe e nxorre ne televizor si kercenim per turpin tend! Po nuk ishte kercenim po shperthim inati me nje genjeshtar ordiner si puna jote!! I kam kerkuar falje qytetareve te mi qe e teprova me gjuhen po jo ty se ty s’te kerkoj falje kurre se ti per mua je nje karagjoz llafazan njesoj si Saliu dhe Lulja!?, vijon Rroshi

Në fund të reagimit, Rroshi shkruan se do të dalë i pafajshëm nga kjo luftë qensh dhe se Kavaja do ta mbështesë atë gjithmonë.

?Megjithate nje gje duhet ta dish mire edhe ti: Elvis Ervin Roshin do e kesh perballe ti dhe Saliu jot ketu ne Kavaje. Une do dal ligjerisht i pafajshem nga kjo lufte qensh qe po behet kunder meje dhe ku ti po leh njesoj si Saliu. Kavaja eshte dhe do jete me mua kurren e kurres me ty dhe me Saliun dhe Lulen e Shqupit? përfundon ai





Lajmet e fundit nga