web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive/ Saimir Tahiri e dorëzoi padinë për përgjimin dy javë më parë

2 Qershor 2016, 14:33, Aktualitet CNA

Në zyrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, është gjetur një pajisje përgjimi. Për këtë arsye, ministri ka kryer kallëzim penal në prokurori për të zbuluar personin që e vendosi pajisjen e përgjimit në zyrën e Tahirit.

Por, burime nga Prokuroria thanë për citynews se pajisja e përgjimit është gjetur dy javë më parë. Menjëherë sapo pajisja e përgjimit u konstatua në paradhomën e zyrës së Saimir Tahirit pranë Gardës së Republikës, ministria ka dërguar kallëzimin në prokurori.

Ajo që raportohet në media se kallëzimi penal është dërguar ditën e sotme është e pavërtetë. Kallëzimi është regjistruar që në momentin e gjetjes së pajisjes së përgjimit, por hetimet kanë nisur së fundmi, cka ka sjellë edhe publikimin e lajmit në media sikur kallëzimi të ishte kryer sot./citynews





Lajmet e fundit nga