web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vlorë/ Zbardhet vrasja e 53-vjeçarit në janar, arrestohet autori (VIDEO)

1 Qershor 2016, 18:24, Aktualitet CNA

 

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, kanë bërë arrestimin e shtetasit Flobenc Gega, i cili në mometin e ndalimit është kapur me armë zjarri pistoletë tip “Glock”.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit Deison Nallbani, pasi nga kryerja e veprimeve hetimore e proceduriale, rezulton të jetë autori i vrasjes së 53-vjeçarit (H.N) ndodhur mengjesin e datës 23.01.2016, në lagjen “Pavarësia”, pranë karburant “Vola”, ku u bë ekzekutimi i tij me armë zjarri “Automatik”, në automjetin tip “Honda” me targa greke IBM3231, duke pësuar kështu vdekjen e menjëhershme.

Arrestimi i shtetasit Flobenc Gega, u bë pasi gjatë hetimeve të kryera, ky shtetas është identifikuar si personi që ka siguruar kushtet dhe mjetet për kryerjen e kësaj vrasjeje.
Nga informacionet që disponohen nga Policia e Shtetit, Flobenc Gega është person me precedent penal, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Gjermane për “Grabitje” dhe “Plagosje”.
Gjithashtu, i dënuar nga autoritetet Belge dhe Italiane për “Pjesëmarrje në organizatat kriminale me aktivitet në fushën e narkotikëve, prostitucionit, vrasjeve dhe për kryerjen e 180 grabitjeve me dhunë dhe armë”.

Policia e Vlorës vazhdon hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

VIDEO

 





Lajmet e fundit nga