web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në zyrën e Ramës shkojnë valixhe me para, Kryeministri i ndan me Fugën dhe Gysin

28 Maj 2016, 18:34, Aktualitet CNA

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se në zyrën e shefit të qeverisë Edi Rama shkojnë çanta dhe valixhe me para, të cilat i ndan me këshilltarët e tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se “dhurimet” Kryeministri nuk i mban të gjitha për vete.

“Te dashur miq, prej pothuaj 2 vitesh, ne kryeministri dhe konkretisht ne zyren e famozit Gys, funksionon njelloj si ne banka makina e numrimit te kartmonedhave, te cilat vijne me çanta por ndodh dhe me valixhe ne zyren e Rames! Ky i fundit, manjak pas saktesise se shumave qe i dhurojne, i kalon donacionet e bujareve tek zyra e Gysit per numerim. Pasi numerohen ato serish kthehen ne zyren e Rames por duhet te themi te verteten se Rama nuk pranon ti marre te gjitha vet. Ai bujarisht shperblen mire edhe Fugen dhe me pak Gysin dhe Agaçin pasi Rama e di se ata ne gjoba nuk te falin. Perseri edhe per keta, ne mos rrjedhte pikon. Kurse per manarin, pra sugar Fugen, qe ka pasion te veçante paruket, jo te burrave por te zonjave, dobesia eshte e madhe!” shkruan në rrjetet sociale Berisha.

Ish-Kryeministri vijon më tej duke shtuar se përmes këtyre parave Kryeministri Rama i ka sponsorizuar festën e ditëlindjes së djalit të Endri Fugës në Kotorr. “Keshtu, burime prane makines se numrimit te parave, eshte vet Rama direkt qe i sponsorizoi Fuges festen e ditelindjes se djalit nje vjeçar ( te cilit i uroj jete te gjate) ne Kotor me 470 te ftuar ne njerin nga hotelet me luksoze te Kotorit, shoqeruar me nje tur Kotor-Dubrovnik me nje mega jaht sheikesh. Ne nje kohe qe i ati i djalit vetem tre vjet me pare ka firmosur per here te pare ne bordero. Natyrisht kjo feste nuk u sponsorizua me parate e buxhetit, si dasma me dy raunde e “zogut” te Rames, Veliaj, por hajt te themi me tepricat e makines se Gysit. Sugari eshte dobesia e Rames!” përfundon Berisha.





Lajmet e fundit nga