web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kriza e emigrantëve/ Meta: Shqipëria do të kontribuojë brenda kapaciteteve, duhet një strategji e mirëkoordinuar europiane

23 Maj 2016, 09:28, Aktualitet CNA

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta nga Luksemburku, ka folur  për krizën e emigrantëve, duke theksuar se Shqipëria do të kontribuojë brenda kapaciteteve që vendi ynë ka.

Në konferencën e Kryeparlamentarëve të BE, Meta tha se kriza e refugjatëve ka nevojë për një strategji të mirëkoordinuar, ndërsa theksoi se qyetarët europuanë duhet të kenë besim tek BE.

Meta: Shqiperia do të  kontribuojë brenda kapaciteteve të saj dhe sipas nevojës së partnereve tanë evropiane. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me fqinjet tanë Italine dhe Greqinë. Kriza e refugjateve ka nevojë për një strategji të mirëkoordinuar evropiane.  Mos-koordinimi i lë vend pasigurisë dhe rritje të trafikut dhe terrorizmit. Qytetarët evropiane duhet te kene besim tek BE dhe të qënndrojnë larg alternativave nacionaliste e ksenofobiste. Kriza e refugjateve kërkon zgjidhje konkrete, të përgjegjshme dhe të qendrueshme.

Shqipëria mori pjesë në këtë konferencë si një vend kandidat, ndërsa në konferencë ishte prezent edhe Presidenti i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker./ Citynews





Lajmet e fundit nga