52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Do të shndërrohet republika austriake? Norbert Hofer, kandidati i FPÖ-së djathtiste ka më shumë shanse për postin e presidentit. Ai deklamon kombin gjerman dhe mund ta kthejë Austrinë dukshëm më djathtas.
?Të dy u turpëruan, dëmtuan postin, nivel kopshti fëmijësh?, kështu e përmbledh politologu Thomas Hofer duelin televiziv mes dy kandidatëve të ofruar nga një televizion privat austriak, ATP të dielën e shkuar: Një duel verbal i dalë jashtë kontrollit i dy kandidatëve presidencialë që dalin në balotazh më 22 maj. Alexander Van der Bellen, 72, (i pavarur) dhe Norbert Hofer, 45, (Partia Austriake e Lirisë, FPÖ), që morën më shumë vota në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Austri u përplasën me njëri-tjetrin pa moderim. Një eksperiment televiziv që dështoi, sepse asnjëri nuk i kurseu fyerjet. Por asnjërit ato nuk i ndihmuan, mendojnë ekspertët.
Fundi i ?modelit austriak?
Dramaturgjia e fushatës zgjedhore presidenciale në Austri nuk kishte nevojë për një dështim të tillë. Edhe pa të lufta për kolltukun e presidentit në Hofburgun vjenez i përmban të gjitha ato elemente që mund të cilësohen si historikë. Hofer, i veshur me kostum dhe i qetë arriti në raundin e parë të marrë 35% të votave, shumë më tepër se parashikimet e sondazheve, që i jepnin kandidatit vetëm 30%.
Kundërshtari i tij, Van der Bellen, politikan i Të Gjelbërve, por që në garë hyri si i pavarur, mori 21% të votave. Por më shumë ra në sy rrëzimi spektakolar i partive të koalicioneve të zgjatura me bazë të gjerë, socialdemokratët, SPÖ dhe konservatorët, ÖVP. Të kuqtë dhe të zinjtë (modeli i njohur austriak) e kanë ndarë prej dekadash mes tyre shtetin austriak. Sipas motos: Kemi nevojë për njëri-tjetrin, prandaj nuk e ngacmojmë.
Të dyja partitë që kanë rënë në sondazhe në rreth 20% janë shumë të dobta për të arritur shumicën në koalicion. FPÖ me 30% deri në 32% është fuqia e re në vend. Dikur e parë si tabu, vendi është mësuar tanimë me partinë me tone djathtiste. Tre nga katër zgjedhësit e dikurshëm të socialdemokratëve votojnë ndërkohë për FPÖ-në.
Për ?inatin? e Berlinit?
Me këtë Austria ndjek vetëm trendin që vihet re në BE. Por Austria mund të bëhet e para që zgjedh në krye të vendit përfaqësuesin e një partie populiste të djathtë. Vendi i alpeve ishte në qendër të vëmendjes europiane e botërore në vitin 2000, kur partia FPÖ u bë pjesë e qeverisë në atv kohë. Austrisë iu drejtuan kritikat, ashtu si sot, por kjo vetëm u kthye në favor të FPÖ-së. Madje kur të tjerët fusin hundët në punët austriake, sidomos kur kjo bëhet nga Gjermania, atëherë austriakët të bashkohen më shumë djathtas. 9 milionë fqinjët juglindorë të Gjermanisë nuk duan të dëgjojnë shumë nga vëllai i madh. Këtë iu desh ta kuptojë edhe kreu socialdemokrat gjerman, Sigmar Gabriel, i cili kërkoi një ?front të të gjitha forcave demokratike? kundër Hoferit. Kandidati Norbert Hofer u përgjigj se ?ne nuk marrim urdhra nga Berlini?.
Që para 30-vjetësh, kur Kurt Waldheimin e rëndonte e shkuara nacionalsocialiste, austriakët u solidarizuan duke arritur një mazhorancë nga qendra-djathtas e duke e bërë president të vendit të kritikuarin nga Gjermania. Edhe para 16-vjetësh, kur kancelari konservator, Wolfgang Schüssel bëri pjesë të kabinetit partinë e FPÖ-së të Jörg Haiderit, u vu re efekti i kundërt që arrihet, kur zgjedhësve ?u rekomandohet?, me lutje të mos votohet për populistin. Atëherë del në sipërfaqe efekti austriak ?tani edhe më shumë?.
Hofer, pastaj zgjedhje të reja?
Nëse Norbert Hofer zgjidhet të dielën president i Austrisë shtrohet pyetja si do të veprohet më tej. Kushtetuta i garanton presidentit shumë kompetenca, të cilat gati nuk janë përdorur deri më tani. Më së voni në vjeshtën e vitit 2018 do të zgjidhet parlamenti i ri, Këshilli Kombëtar dhe kancelari. Por prej javësh diskutohet skenari i zgjedhjeve të parakohshme.
Nëse FPÖ nuk pret deri në afatin e përcaktuar të zgjedhjeve, atëherë mbetet në kompetencën e presidentit Hofer të shkarkojë qeverinë. Një shkas për këtë mund të gjendet lehtë në kohë të vështira ekonomike: Një kancelar, i emëruar nga presidenti, do t’i drejtonte lutjen kreut të shtetit për shpërbërjen e parlamentit. Në zgjedhjet që pasojnë, FPÖ do të dilte fitimtare tek 2 milionë votuesit, kështu e përfytyrojnë populistët skenarin. Deri më tani Hofer ka lënë të kuptohet se do të ndërhyjë në mënyrë aktive në politikë. Në këtë pikë ai është edhe konkret: Ai do ta shkarkonte qeverinë, në rast të një hapjeje të kufijve për refugjatët./DW
Kryebashkiaku i Mallakastrës Agron Kapllanaj shkruan në rrje...
Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi, ka reaguar pas publikim...
Ditën që shefi i sigurisë në bazën ushtarake të Farkës, duhe...
Administrata e burgut në Shën Koll të Lezhës, liroi nga qeli...
Për cilët kryetarë e kam fjalën? Ha, ha, ha! Për të gjithë, ...
Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, përfaqësuese e PS-së, ish-...
Pedagogu i një Universiteti është filmuar duke bërë seks me ...
Vështirë të imagjinohet gjeniu Moxart në një dhomë së bashku...
Shefi i Sigurisë Ajrore në Komandën e Forcave Ajrore në Fark...
Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në a...
Janë konsideruar si çeta e Naimit të Labinotit në Partinë De...
Një grup qytetarësh dibranë kanë krijuar Lëvizjen Qytetare D...
Pas publikimit të formularit të vetëdeklarimit për dekrimani...
http://www.citynews.al/2016/05/faktet-e-rejaekspertet-qe-shp...
Paulo Dybala nuk do të grumbullohet me Argjentinën për Olimp...
Kur oficerët e policisë do ta merrnin nga Gjykata për ta sh...
Nëpërmjet një deklarate për mediat, kreu i Departamentit të ...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka “urdhëruar” Hotel Rogner...
Vëllai i një politikani ka porositur në Izrael një pajisje p...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...