Vetëdeklarimi/ Reagon Artur Bushi: Jam i padënuar, PD në Strazburg për dëm moral
Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi, ka reaguar pas publikim...
Kryebashkiaku i Mallakastrës Agron Kapllanaj shkruan në rrjetet sociale se dënimi i tij me burg në Itali erdhi pasi ai bleu një makinë me dokumenta false, për të cilën thotë se ja punuan.
?Në vitin 1995, pasi kurseva disa para nga puna dhe për shkak të moshës së re që kisha, bleva një makinë të përdorur në Firenze. Sigurisht që padituria apo edhe dëshira e tepruar e moshës, për të patur makinën, më shtyu në nxitim ta blija nga një individ Italian, i cili dokumentat e makinës i kishte të falsifikuara. Iu gëzova makinës së blerë, pa ditur, për rrengun që më ishte punuar. Në datën 26.07.1995, më ka ndaluar në rrugë patrulla e policisë rrugore dhe nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi që dokumentat ishin të falsifikuara, edhe pse unë isha në posedim të mjetit me të gjitha çelësat e saj. Më kot ishin sqarimet që unë dhashë pranë autoriteteve italiane për atë çfarë kisha pësuar. Vazhdova të qëndroj e të punoj në Itali deri në vitin 2000, kur u ktheva në Shqipëri përgjithnjë.?, shkruan Kapllanaj
Më tej ai shprehet se nuk ka qenë në dijeni për rrjedhën e ngjarjes. Ai thekson se ka mësuar se ishte dënuar me dy vjet burg në Itali për këtë cështje vetëm vitin e kaluar, kur po diskutohej cështja e dekriminalizimit dhe ai kishte bërë kërkimet përkatës. Kapllanaj shkruan se edhe pse ka shkuar shpesh herë në Itali, atij nuk i është bërë i ditur ky fakt dhe nuk është arrestuar.
?Më vonë rashë në dijeni se autoritetet policore italiane më kishin proceduar për atë incident, që në vitin 1995. Megjithëse unë kam jetuar në Itali në atë periudhë, nga viti 1995 deri në vitin 2000 nuk kam qenë në dijeni dhe nuk kam njoftuar se si kishte rrjedhur çështja. Vitin e kaluar, teksa ishte duke u diskutuar çështja e dekriminalizimit, bëra kërkimet përkatëse dhe më rezultoi se në vitin 2003, pra plot 8 vjet nga ai incident dhe 3 vjet pasi unë kisha lënë përfundimisht Italinë, ndaj meje ishte dhënë një vendim dënimi me dy vjet burgim të pezulluar (që nuk vuhet nëse nuk bën shkelje) dhe me 200 euro gjobë. Kam shkuar disa herë në Itali, qoftë për çështje pune, qoftë për çështje personale. Asnjëherë nuk më është vënë në dijeni ky fakt. Nuk jam arrestuar dhe nuk jam burgosur asnjë ditë të vetme?, shkruan kryebashkiaku i Mallakastrës
Në përfundim të sqarimit të tij, Kapllanaj thotë se kjo është përgjegjësi e tij dhe se është i gatshëm të mbajë cfarëdo mase ligjore dhe morale.
?Është kjo një përgjegjësi totalisht e imja, për të cilën jam i gatshëm të mbaj cfarëdo mase, ligjore dhe morale. Kam kërkuar besimin e qytetarëve, duke iu premtuar atyre shembullin e punës dhe të moralit. Këtë kam besuar se kam treguar përsa kohë që kam qenë kryetar Komune dhe tashmë prej 1 viti, edhe Kryetar i Bashkisë Mallakastër. Bashkëqytetarët e mi kanë të drejtën të jenë në dijeni se cili është njeriu, që i kanë besuar drejtimin e Bashkisë së tyre. E sigurt është një gjë që iua kam premtuar dhe që nuk do rresht asnjë ditë së treguari. Ata nuk kanë në krye një njeri që i turpëron në dinjitetin e tyre.
Gjithsesi, ngjarja është ajo çka ju tregova më sipër. Unë kam depozituar sipas ligjit në KQZ vetëdeklarimin së bashku me dokumentet e tërhequra nga gjykata italiane dhe Ministria italiane e Drejtësisë. Vlerësimi tashmë i mbetet autoriteteve dhe publikut.? përfundon ai
Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi, ka reaguar pas publikim...
Ditën që shefi i sigurisë në bazën ushtarake të Farkës, duhe...
Administrata e burgut në Shën Koll të Lezhës, liroi nga qeli...
Për cilët kryetarë e kam fjalën? Ha, ha, ha! Për të gjithë, ...
Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, përfaqësuese e PS-së, ish-...
Pedagogu i një Universiteti është filmuar duke bërë seks me ...
Vështirë të imagjinohet gjeniu Moxart në një dhomë së bashku...
Shefi i Sigurisë Ajrore në Komandën e Forcave Ajrore në Fark...
Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në a...
Janë konsideruar si çeta e Naimit të Labinotit në Partinë De...
Një grup qytetarësh dibranë kanë krijuar Lëvizjen Qytetare D...
Pas publikimit të formularit të vetëdeklarimit për dekrimani...
http://www.citynews.al/2016/05/faktet-e-rejaekspertet-qe-shp...
Paulo Dybala nuk do të grumbullohet me Argjentinën për Olimp...
Kur oficerët e policisë do ta merrnin nga Gjykata për ta sh...
Nëpërmjet një deklarate për mediat, kreu i Departamentit të ...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka “urdhëruar” Hotel Rogner...
Vëllai i një politikani ka porositur në Izrael një pajisje p...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto...
Bashkia e Tiranës bën të ditur se drejtuesit e automjeteve d...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...