web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dekriminalizimi, kërkohet largimi i menjëhershëm i Bushit

22 Maj 2016, 12:14, Aktualitet CNA

Pas publikimit të formularit të vetëdeklarimit për dekrimanilizimin, në Krujë kërkohet largimi i menjëhershëm i kryetarit të Bashkisë, Artur Bushi. Megjithëse ka deklaruar vetëm një pjesë të së shkuarës kriminale, edhe ajo është e mjaftueshme që bashkia e Krujës të pastrohet nga krimi e t?i kthehet qytetarëve. Partia Demokratike ka kërkuar sot hetim të plotë për atë çfarë Bushi ka fshehur nga e shkuara e tij.

Anëtarët e PD në Krujë protestuan sot para Bashkisë së Krujës kundër Artur Bushit.  Duke e rrethuar bashkinë me shirita “skenë krimi” anëtarët e PD në Krujë i drejtuan disa pyetje publike kryebashkiakut dhe kryeministrit Rama: A ka përdorur kryebashkiaku emrin Kastriot Cakoni që nuk e ka deklaruar? A është dënuar në Itali për prostitucion, trafik dhe shpërndarje narkotikësh?





Lajmet e fundit nga