Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Për cilët kryetarë e kam fjalën? Ha, ha, ha! Për të gjithë, por sidomos për të sotmit dhe, veçanërisht për të nesërmit, pa dallim ideje, feje, krahine, gjinie apo orientimi seksual, pavarësisht se çfarë drejtojnë a do të drejtojnë: shtet, kuvend, parti, qeveri, bashki të madhe apo minibashki, prokurori, gjykatë, OJF, federatë sportive, institucion laik apo fetar etj., etj.
Më duhet të pranoj, me sinqeritetin më të kulluar, se gjithmonë më ka mahnitur fjala ?kryetar?. Pse kështu? Sepse ajo fillon me ?krye?, pra, ka kokë, dhe mbaron me dy shkronja të praruara, ?ar?, d.m.th. flori.
Rrjedhimisht, dhe për pasojë të pashmangshme, i bie që çdo kryetar i denjë për këtë emër, qoftë ai i zgjedhur apo i emëruar, të jetë një njeri që kokën e ka të mbushur me mendime të arta fort të dobishme për ata që ka nën vete, duke sakrifikuar për këta gjithçka, nën shembullin e ndritur të rilindësve tanë, të cilët, për pavarësinë e atdheut, sakrifikuan jo vetëm pasurinë, por jo rrallë herë edhe jetën, duke merituar plotësisht emrin ?atdhetar?.
Mirëpo, përvoja jo vetëm te ne, por edhe në shkallë botërore, dëshmon, sidomos kur bëhet fjalë për pushtet, se ndodh jo rrallëherë, mjerisht, që ky, pra pushteti, t?i dehë kryetarët, të veprojë në vetëdijen e pavetëdijen e tyre si një drogë fort e rrezikshme, përdorimi i shfrenuar i së cilës sjellë pasoja të mynxyrshme për ata që varen nga kryetarët, pavarësisht se çfarë strukture drejton ata, që nga shteti deri te hallka më e thjeshtë administrative.
Në këtë drejtim, një nga mallkimet që shkodranët i bëjnë edhe sot e kësaj dite dikujt që ua bën borxh apo ua nxin jetën, është ?Të hyftë vetja në qejf!?, ashtu siç u hyri pa asnjë përjashtim perandorëve, monarkëve, autokratëve e diktatorëve të të gjitha kohëve, vendeve e ngjyrave, përfshirë edhe tonin me emrin Enver Hoxha, të cilët shkatërruan atdheun për të vënë pasuri përrallore.
Gjithsesi, një mësim mjaft të vyer duhet të nxjerrin kryetarët tanë të të gjitha llojeve të përmendura më lart, të sotëm e të ardhshëm, nga leximi dhe rileximi detyrimisht i përditshëm i njërës prej fabulave më domethënëse të frëngut La Fonten, me titullin ?Bretkosa që do të trashet sa një ka?.
Çajupi, shqipëruesi i kësaj fabule na tregon se ?Bretkosa sa një ve / Pa një ka sa një deve / Dhe nakari nuk e la, / Desh të trashet sa një ka? / Duke ngrën? e duke pirë / Që të fryhet sa më mirë?? Dhe, tek fryhej kësisoj, ajo pyeste pareshtur shoqet e veta nëse ia kishte arritur qëllimit, por këto i thoshin pareshtur jo.
Dhe Çajupi përfundon: ?Bretkosa, nga marasi, / U fry, u fry gjersa plasi. / Shumë njerz ndë këtë botë / Thonë se janë të zotë / Si bretkosa na mendojnë, / Mburren por keq e pësojnë. Së fundi, unë që tërë jetën time profesionale ua kam kushtuar fjalëve, e di që, kur zemërohen ose shohin ndonjë padrejtësi, ato janë të gatshme të hakmerren si, për shembull, në rastin e një komshiut tim që vazhdimisht i premtonte së bijës tre-katërvjeçare se do t?i blinte një top me lule, por që nuk e mbante fjalën.
Atëherë, një ditë kur atyre u kishin ardhur ca miq për vizitë, pyetjes së njërit prej këtyre se çfarë do t?i blinte babi për ditëlindje, vogëlushja, në vend të thoshte ?Një top me lule?, tha ?Një lop? me tule?, sepse, pa dijeni e saj, dy nga fjalët e përgjigjes së saj kishin këmbyer germën ?t? me germën ?l?.
Prandaj po u dal borxhit gjithë llojeve të kryetarëve tanë, sidomos atyre që po e drobitin Shqipërinë për t?u pasuruar vetë, duke i paralajmëruar se pikërisht fjalës ?kryetar?, që thuhet për një drejtues, lider apo udhëheqës qoftë karizmatik ose jo, mund t?i ndodhë ndonjë e papritur meqenëse shkronjat e alfabetit tonë kanë aq shumë lidhje e solidaritet me njëra-tjetrën saqë, po të shohin e të binden se personi që mban emrin ?kryetar? nuk e meriton më atë, mund t?i luajnë ndonjë rreng fonetikor këtij emri duke ia zëvendësuar shkronjën ?t? me ndonjë shkronjë tjetër.
Alkimi karakteristike kjo, madje 24 karat, apo jo, i dashur lexues mendjehollë i kësaj rubrike të përjavshme?/Panorama
Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, përfaqësuese e PS-së, ish-...
Pedagogu i një Universiteti është filmuar duke bërë seks me ...
Vështirë të imagjinohet gjeniu Moxart në një dhomë së bashku...
Shefi i Sigurisë Ajrore në Komandën e Forcave Ajrore në Fark...
Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në a...
Janë konsideruar si çeta e Naimit të Labinotit në Partinë De...
Një grup qytetarësh dibranë kanë krijuar Lëvizjen Qytetare D...
Pas publikimit të formularit të vetëdeklarimit për dekrimani...
http://www.citynews.al/2016/05/faktet-e-rejaekspertet-qe-shp...
Paulo Dybala nuk do të grumbullohet me Argjentinën për Olimp...
Kur oficerët e policisë do ta merrnin nga Gjykata për ta sh...
Nëpërmjet një deklarate për mediat, kreu i Departamentit të ...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka “urdhëruar” Hotel Rogner...
Vëllai i një politikani ka porositur në Izrael një pajisje p...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto...
Bashkia e Tiranës bën të ditur se drejtuesit e automjeteve d...
Emiljano Shullazi mohon akuzat për kërcënimin e rektorëve. A...
Policia e Kurbinit ka bërë të mundur ndalimin e Klevin Merd...
Specialistët e Seksionit të hetimit të ngjarjeve të qarkulli...
Specialistët e Seksionit të hetimit të krimit ekonomik në Dr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...