web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paloka: Skandali po i zë vendin skandalit, Rama i lidhur me krimin

19 Maj 2016, 11:41, Aktualitet CNA

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, tha gjatë fjalës së tij në parlament se vetëm në një javë qeveria është vënë përballë 3 skandaleve.

?Nuk po dimë si ti rendisim skandalet në këtë vend. Ka një javë që kjo qeveri është vënë përballë 3 skandaleve të rënda. Vetëm mashtrojnë. Që në momentin e parë që plasi skandali i përgjimit, bashkë me drejtues të policisë duhet të ishin në burg. Tani sapo dëgjuam një deputet që është kërcënuar nga një kryetar i Rilindjes.?, tha Ploka

Paloka tha se KQZ po shkel ligjin e dekriminalizimit duke mos bërë publike formularët e vetë-deklarimit. Sipas tij, kjo bëhet për arsye se Rama po mbron personat e lidhur me krimin.

?Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shkel ligjin e dekriminalizimit duke mos bërë publike formularet e vetë-deklarimit. KQZ nuk po i nxjerr përpara shqiptarëve për të nxjerrë se kush janë personat e lidhur me krimin. Kjo sepse Rama i mbron dhe na flet për reforma për ligj. Është e vërtetë që këtu skandalet zënë njëri-tjetrin, por nuk mund të mësohemi në këtë mënyrë. Ka arritur aty ku s?mban më. Ky zotëria nuk guxon të japë përgjigje. Ai i Kavajës është kopja e tij.?, u shpreh Paloka





Lajmet e fundit nga